Kurti: Të hyrat buxhetore për 2025-të janë 3.3 miliardë euro, buxheti për shpenzim – 3.6 miliardë euro
Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se buxheti për vitin 2025 është 3.6 miliardë euro. “Teksa po përgatisim buxhetin për vitin 2025 të hyrat buxhetore të projektuara janë 3.3 miliardë euro, kjo është për 90 për qind më e lartë se sa niveli në vitin 2020 para qeverisjes sonë, apo nëse e krahasojmë me
Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se buxheti për vitin 2025 është 3.6 miliardë euro.
“Teksa po përgatisim buxhetin për vitin 2025 të hyrat buxhetore të projektuara janë 3.3 miliardë euro, kjo është për 90 për qind më e lartë se sa niveli në vitin 2020 para qeverisjes sonë, apo nëse e krahasojmë me vitin 2019 është 74 për qind”.
“Për vitin 2025 buxheti i planifikuar për shpenzim shënon nivelin mbi 3.6 miliardë euro, që krahasuar me vitin 2020 është për 60 për qind më i lartë. Këtë rritje nuk e arritëm duke rritur shkallët tatimore, tatimin e zvogëluam duke e liruar pagën minimale nga tatimi në pagën personale”, ka thënë Kurti.