Kurti thotë se krerët e UÇK-së po mbahen padrejtësisht në Hagë: Mbrojtja e tyre do të duhej të ishte një
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për gjykimin dhe zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara të Hagës. Kurti gjatë një diskutimi me studentët e AUK-ut, ka deklaruar se krerët e UÇK-së janë duke u mbajtur padrejtësisht në Gjykatën Speciale të Hagës. Ai ka thënë se megjithatë, mbrojtja e tyre, do të duhej të
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për gjykimin dhe zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara të Hagës.
Kurti gjatë një diskutimi me studentët e AUK-ut, ka deklaruar se krerët e UÇK-së janë duke u mbajtur padrejtësisht në Gjykatën Speciale të Hagës.
Ai ka thënë se megjithatë, mbrojtja e tyre, do të duhej të ishte një, e jo secili ta kishte avokatin e vet.
“Unë kam provuar, ku ky proces kishte nisur, kam provuar që krejt këshillin e mbrojtjes t’i bëjë bashkë – sepse unë besoj që mbrojta për Hashim Thaçin, Kadri, Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin do të duhej të kishte qenë e bashkuar (një): do të duhej ta kishin pasur Një Mbrojtje, e jo katër, e jo që secili ta kenë të tyrin”, tha Kurti.
Kurti më tutje tha se avokatët duan që klienti i tyre të lirohet, dhe kjo ka rrezik më pas që ata t’ia hedhin fajin njëri-tjetrit.
“Mos më keqkuptoni, problemi me avokatët është që të gjithë ata duan që klienti i tyre të lirohet, atyre s’ua ndien çfarë u ndodh të tjerëve – kështu që, në njëfarë mënyre, duke pasur secilin prej tyre të burgosur, krerët e UÇK-së, trupa e mbrojtjes e krijoi këtë mundësi që dikush të luajë (t’ua hedh) me mbrojtjen e tyre”, u shpreh kryeministri Kurti më tutje.
Madje, sipas kryeministrit, atje do të duhej të kishte më shumë mbrojtje politike, se juridike.
“Është paksa histori e gjatë se si kemi mbërritur deri këtu; por besoj me të vërtetë që mbrojtja do të duhej të kishte qenë me njerëz tanë, dhe nuk mendoj që do të duhej të ishte edhe aq mbrojtje juridike, por do të duhej të kishte qenë shumë më shumë mbrojtje politike”, theksoi kryeministri Kurti.
Kurti edhe më herët ishte pyetur e kritikuar për faktin se nuk reagonte për zhvillimet në Gjykatën Speciale të Hagës.