Hovenier në takimin lamtumirës me Rexhepin: SHBA vazhdon të jetë partnere me të gjithë njerëzit e Kosovës
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka zhvilluar takim lamtumirës edhe me zëvendëskryeministren, Emilija Rexhepi. Hovenier shkruan në platformën X, se është frymëzues përkushtimi i saj, në avancimin e përfaqësimit multietnik në vend. ”Pata një takim lamtumirës me zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi, përkushtimi i së cilës për avancimin e përfaqësimit multietnik të Kosovës është frymëzues. Fuqia
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka zhvilluar takim lamtumirës edhe me zëvendëskryeministren, Emilija Rexhepi.
Hovenier shkruan në platformën X, se është frymëzues përkushtimi i saj, në avancimin e përfaqësimit multietnik në vend.
”Pata një takim lamtumirës me zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi, përkushtimi i së cilës për avancimin e përfaqësimit multietnik të Kosovës është frymëzues. Fuqia e Kosovës qëndron në diversitetin e saj dhe Ambasada e SHBA-së do të vazhdojë të jetë partnere me të gjithë njerëzit e Kosovës për të ndihmuar në ndërtimin e një shoqërie më transparente, më të gjallë dhe demokratike”.