Kurti uron Fitër Bajramin: Le të forcojmë vlerat dhe bashkimin shoqëror

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit, duke u dëshiruar paqe, shëndet dhe mirësi në familjet e tyre. Në mesazhin e tij, ai ka theksuar se kjo festë vjen pas një muaji sakrifice, përkushtimi dhe solidariteti, duke shprehur urimin që agjërimi dhe lutjet e

Mars 20, 2026 - 08:00
Kurti uron Fitër Bajramin: Le të forcojmë vlerat dhe bashkimin shoqëror
kurti-uron-fiter-bajramin:-le-te-forcojme-vlerat-dhe-bashkimin-shoqeror

kurti-uron-fiter-bajramin:-le-te-forcojme-vlerat-dhe-bashkimin-shoqeror

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit, duke u dëshiruar paqe, shëndet dhe mirësi në familjet e tyre.

Në mesazhin e tij, ai ka theksuar se kjo festë vjen pas një muaji sakrifice, përkushtimi dhe solidariteti, duke shprehur urimin që agjërimi dhe lutjet e besimtarëve të jenë pranuar. Ai ka bërë thirrje për më shumë bashkëpunim, mirëkuptim dhe kujdes ndaj njëri-tjetrit, sidomos ndaj atyre që kanë më pak.

Kurti ka nënvizuar gjithashtu rëndësinë e familjes dhe kujdesit për fëmijët, duke i cilësuar ata si të ardhmen e shoqërisë dhe një përgjegjësi e përbashkët për të gjithë.