Taravari: Nuk bëhemi pjesë e Frontit Evropian!

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, në një prononcim për gazetën LAJM, hodhi poshtë mundësinë që partia e tij të bëhet pjesë e “Frontit Evropian”. “Aleanca për Shqiptarët nuk e ka plan të bëhet pjesë e Frontit Evropian, Aleanca për Shqiptarët me lista të veçanta për këshilltarë. Kurse të bëhet pjesë e Frontit Evropian assesi, as […]

maj 11, 2025 - 03:00
 0  4
Taravari: Nuk bëhemi pjesë e Frontit Evropian!

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, në një prononcim për gazetën LAJM, hodhi poshtë mundësinë që partia e tij të bëhet pjesë e “Frontit Evropian”.

“Aleanca për Shqiptarët nuk e ka plan të bëhet pjesë e Frontit Evropian, Aleanca për Shqiptarët me lista të veçanta për këshilltarë. Kurse të bëhet pjesë e Frontit Evropian assesi, as që e diskutojmë për t’u bërë pjesë e Frontit Evropian. Ata që janë aty le të vazhdojnë, u dëshiroj suksese”, tha Taravari për gazetën LAJM.