Kusari: Tronditëse ajo që ndodhi në komisionin për përzgjedhjen e anëtarëve të RTK-së
Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka reaguar lidhur me zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës, duke i cilësuar ato si të paprecedenta. Përmes një postimi, Kusari tha se ajo që ka ndodhur gjatë mbledhjes përgatitore të Komisionit Ad Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Radio Televizioni i Kosovës është, sipas saj, “më së paku


Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka reaguar lidhur me zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës, duke i cilësuar ato si të paprecedenta.
Përmes një postimi, Kusari tha se ajo që ka ndodhur gjatë mbledhjes përgatitore të Komisionit Ad Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Radio Televizioni i Kosovës është, sipas saj, “më së paku me thënë, tronditëse”.
Ajo theksoi se e monitoron punën e Kuvendi i Kosovës që nga viti 2012–2013, por nuk ka parë më herët situata të ngjashme.
Postimi i plotë:
Ajo që ka ndodhur sot në parlament në mbledhjen përgatitore të Komisionit Ad Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të RTK-së është, më së paku me thënë, tronditëse.
Unë e monitoroj Kuvendin pak a shumë që nga viti 2012–2013. Kurrë nuk kam parë diçka të tillë.
Detajet më vonë ose nesër, pasi të përfundon edhe mbledhja për anëtarët e KPM-së e cila mbahet sot në orën 14:00.
