“Kush voton 1-in, është 1-sh”, Berisha ngrihet në këmbë për “logon e betejës”
Pasi iu përgjigj ironive e cilësimeve të kryeministrit Edi Rama, kryetari i PD-së Sali Berisha u ngrit në këmbë para gazetarëve për të shpjeguar logon zyrtare të koalicionit opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. E quajti “logo të betejës, me të cilën demokratët do të shkojnë drejt fitores së 11 Majit”. “Të nderuar miq, nuk ka dhuratë më të […]

Pasi iu përgjigj ironive e cilësimeve të kryeministrit Edi Rama, kryetari i PD-së Sali Berisha u ngrit në këmbë para gazetarëve për të shpjeguar logon zyrtare të koalicionit opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. E quajti “logo të betejës, me të cilën demokratët do të shkojnë drejt fitores së 11 Majit”.
“Të nderuar miq, nuk ka dhuratë më të madhe se sa kjo! Në të gjitha librat përshkruhet si më i miri, si i pari dhe kur fati që është sa hyjnor e tokësor i ra Partisë Demokratike të ketë këtë numër, entuziasti i demokratëve dhe mbështetësve të PD-së, në tërësi shqiptarëve, ishte dhe është jashtëzakonisht i madh. Pra ata që votojnë për ASHM, votojnë 1-in, de facto janë 1-sha. Nuk mohohet kjo! Të jesh 1-ish, t’u përkasësh 1-ave është një nder, privilegj, detyrë të qëndrosh në lartësinë e tij”, tha Berisha, referuar numrit që i qëlloi kësaj force politike në fletën e votimit.