VLEN formon kryesinë e përbashkët me 23 anëtarë
“Sot në Strugë, koalicioni VLEN zhvilloi një mbledhje të përbashkët, ku u vendosën themelet e një bashkëpunimi të strukturuar politik për të ardhmen. Gjatë takimit, u mor vendimi për formimin The post VLEN formon kryesinë e përbashkët me 23 anëtarë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

“Sot në Strugë, koalicioni VLEN zhvilloi një mbledhje të përbashkët, ku u vendosën themelet e një bashkëpunimi të strukturuar politik për të ardhmen. Gjatë takimit, u mor vendimi për formimin e një Kryesie të përbashkët me 23 anëtarë – një hap i rëndësishëm drejt forcimit të unitetit dhe organizimit politik të koalicionit”, thuhet në njoftimin e koalicionit VLEN
Nga VLEN thonë se ky është vetëm fillimi i një rruge të gjatë.
“Përpara qëndrojnë shumë punë, vendime të rëndësishme dhe mbi të gjitha – një përgjegjësi e madhe ndaj qytetarëve. Qëllimi i koalicionit VLEN mbetet i qartë: t’i ofrojë Strugës dhe gjithë vendit një përfaqësim të denjë, dhe të ndërtojë një të ardhme me vizion dhe besim”, përfundon komunikata e VLEN-it.
The post VLEN formon kryesinë e përbashkët me 23 anëtarë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .