Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion

Parlamenti ka miratuar me 74 vota pro, 6 kundër dhe asnjë abstenim ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion. Në momentin e votimit, deputeti demokrat Gazment Bardhi doli jashtë sallës së Kuvendit, ndërkohë që deputetët e opozitës që morën pjesë në votim ishin Ervin Salijani, Lindita Metaliaj, Elda Hoti, Agron Shehaj, Ilda Dhori dhe Albana Vokshi, […]

maj 30, 2024 - 22:01
 0  7
Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion

Parlamenti ka miratuar me 74 vota pro, 6 kundër dhe asnjë abstenim ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion.

Në momentin e votimit, deputeti demokrat Gazment Bardhi doli jashtë sallës së Kuvendit, ndërkohë që deputetët e opozitës që morën pjesë në votim ishin Ervin Salijani, Lindita Metaliaj, Elda Hoti, Agron Shehaj, Ilda Dhori dhe Albana Vokshi, duke votuar kundër.

Sipas projektvendimit, Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion do të përbëhet nga 11 anëtarë, ku 6 i përkasin mazhorancës dhe 5 opozitës.

Ai do të ketë një afat 10-mujor dhe kryetar i tij pritet të jetë Fatmir Xhafaj, ndërsa anëtarë do të jenë kryetarët dhe zv/kryetarët e 4 komisioneve të përhershme parlamentare dhe ata të Këshillit të Integrimit Evropian.

Nga ana tjetër, opozita ka deklaruar se nuk do të bëhet fasadë e propagandës së Kryeministrit Rama. Sipas tyre, ky komision është futur në seancë pa u konsultuar më parë me opozitën. Demokratët kanë kërkuar që betejën me korrupsionin, kryeministri Rama ta nisë nga korrupsioni zgjedhor.