Komisioni TIMS/ Balla përfundon pas 3 orësh dëshminë, edhe Rrumbullaku kërkon “dyer të mbyllura”

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përfunduar pas 3 orësh dëshminë e tij në Komisionin Hetimor parlamentar për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS. Saeanca e marrjes në pyetje të ministrit u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të çështjeve sensitive. Por pas daljes së ministrit, debatet kanë vijuar mes anëtarëve të Komisionit […]

qershor 4, 2024 - 20:00
 0  6
Komisioni TIMS/ Balla përfundon pas 3 orësh dëshminë, edhe Rrumbullaku kërkon “dyer të mbyllura”

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përfunduar pas 3 orësh dëshminë e tij në Komisionin Hetimor parlamentar për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS.

Saeanca e marrjes në pyetje të ministrit u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të çështjeve sensitive.

Por pas daljes së ministrit, debatet kanë vijuar mes anëtarëve të Komisionit TIMS.

Tashmë radha është e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, i cili si ministri ka kërkuar të mbyllen dyert. Në këtë kuadër, deputeti socialist Toni Gogu, nënkryetar i Komisionit, tha se edhe dëshmia e kreut të Policisë së Shtetit duhet të bëhet me dyer të mbyllura. Ai tha se ka një kërkesë formale nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, që kërkon këtë gjë.

“Kërkojmë që të hidhet në votim kjo kërkesë”, tha Gogu.

Kjo gjë hasi në kundërshtinë e kryetarit të komisionit, Salianji, i cili tha se për këtë çështje është votuar më herët.

“Kemi votuar me shumicë që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura. Tani se ka frikë PS për drejtuesit e institucioneve. Kjo është e paligjshme”, u shpreh Salianji.

Salianji bëri me dije gjithashtu se mbledhja, ku ka në dëgjesë si dëshmitarë Rrumbullakun, duhet të zhvillohet me dyer të hapura.

“Prej vitesh, përfaqësuesit PS u bie tambureve me shumë fuqi që njëherë e një kohë ka pasur zyrtarë që pavarësisht masës së sigurisë, rrinë në detyrë. Po jua kujtoj se drejtori i IT së Policisë së Shtetit ndodhet në detyre dhe është vetëm i pezulluar. Sipas rendit të ditës, kemi në dëgjesë si dëshmitarë Drejtorin Muhamet Rrumbullaku.

E paimagjinueshme që mbledhja është me dyer të hapura, gazetarët duan të vijnë, dhe ju i mbani poshtë derës së këtij Kuvend. Në mënyrë të menjëhershme, të hapni dyert, media është e detyrueshme të vijë. Për ju është e rëndësishme të mos kemi transparencë”, tha Salianji.