Ky është inspektori i IPK-së që u plagos në Breg të Diellit – jashtë rrezikut për jetë

Inspektori i Inspektoratit Policor të Kosovës, i cili mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën pak më parë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë është Arsim Beqiri, mëson ekskluzivisht Sinjali. Ngjarja ndodhi pas një përplasjeje verbale mes tij dhe një personi tjetër, lidhur me çështjen e vendosjes së kamerave në […]

Mars 23, 2026 - 22:30
Ky është inspektori i IPK-së që u plagos në Breg të Diellit – jashtë rrezikut për jetë
IPK heton pretendimet për keqtrajtim në Leposaviq, ankuesi dyshohet për kallëzim të rremë

IPK heton pretendimet për keqtrajtim në Leposaviq, ankuesi dyshohet për kallëzim të rremë

Inspektori i Inspektoratit Policor të Kosovës, i cili mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën pak më parë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë është Arsim Beqiri, mëson ekskluzivisht Sinjali.

Ngjarja ndodhi pas një përplasjeje verbale mes tij dhe një personi tjetër, lidhur me çështjen e vendosjes së kamerave në një lokal afarist. Situata dyshohet se ka eskaluar me shpejtësi, duke përfunduar me përdorim të armës së zjarrit.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, në momentin kur Beqiri ka tentuar të çojë dorën drejt çantes ku dyshohet se ndodhej arma e tij zyrtare, është qëlluar nga i dyshuari.

Si pasojë, ai ka pësuar lëndime dhe është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, ndërsa sipas burimeve ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetime intensive për zbardhjen e plotë të rastit. /Sinjali