Ky është polici i arrestuar për lëndim të rëndë trupor në Prishtinë
Një zyrtar policor është arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës lidhur me një incident të rëndë që ka ndodhur pas mesnatës në Prishtinë. Sic raportojnë mediat, polici i dyshuar është Erlind Ibraj nga Peja, i cili dyshohet se ishte i përfshirë në një rrahje në rrugën “Dervish Qollaku” në Hajvali. Sipas njoftimit zyrtar, rasti fillimisht ishte


Një zyrtar policor është arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës lidhur me një incident të rëndë që ka ndodhur pas mesnatës në Prishtinë.
Sic raportojnë mediat, polici i dyshuar është Erlind Ibraj nga Peja, i cili dyshohet se ishte i përfshirë në një rrahje në rrugën “Dervish Qollaku” në Hajvali. Sipas njoftimit zyrtar, rasti fillimisht ishte raportuar si “rrahje në progres”, ku disa persona ishin përfshirë në përleshje, ndërsa në vendin e ngjarjes më pas është konstatuar se në incident ishte i përfshirë edhe një zyrtar policor, jashtë detyrës dhe në rroba civile.
Hetuesit e Inspektorati Policor i Kosovës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas veprimeve të para hetimore kanë arrestuar policin e dyshuar, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Me vendim të Prokuroria Themelore në Prishtinë, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Po ashtu, IPK ka rekomanduar suspendimin e përkohshëm të tij nga detyra, me qëllim që të mos ndikojë në procesin hetimor dhe për të garantuar një hetim të pavarur dhe të paanshëm. Hetimet për rastin janë duke vazhduar dhe pritet që në koordinim me prokurorin përgjegjës të ndërmerren edhe veprime të tjera për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit./Sinjali
