“Kysmet po” – Imri Ahmeti i bindur për fitimin e mandatit të 4-të në Lipjan: S’ia kthej shpinën publikut

Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti, është shprehur i bindur se do ta fitojë mandatin e katërt me radhë në Lipjan. Ahmeti ka deklaruar se vendimi për të vazhduar punën si kryetar nuk është rezultat vetëm i vullnetit të tij, por i një serie faktorësh, përfshirë mbështetjen e madhe të qytetarëve […]

shtator 19, 2025 - 00:00
 0
“Kysmet po” – Imri Ahmeti i bindur për fitimin e mandatit të 4-të në Lipjan: S’ia kthej shpinën publikut
Imri Ahmeti: Shihemi sot nga ora 19:00 në shkollën “Katër Dëshmorët e Kroimirit”

Imri Ahmeti: Shihemi sot nga ora 19:00 në shkollën “Katër Dëshmorët e Kroimirit”

Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti, është shprehur i bindur se do ta fitojë mandatin e katërt me radhë në Lipjan.

Ahmeti ka deklaruar se vendimi për të vazhduar punën si kryetar nuk është rezultat vetëm i vullnetit të tij, por i një serie faktorësh, përfshirë mbështetjen e madhe të qytetarëve dhe ekipit të tij.

“Është një obligim për mua ta vazhdoj punën. Nuk kam mundur t’i kthej shpinën publikut dhe t’u them ‘po, i shikoj punët e mia dhe po largohem nga përgjegjësia që e kisha ndaj qytetarëve’”, tha Ahmeti.