Lumir Abdixhiku në Rahovec: LDK gati për një faqe të re me Burim Krasniqin
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sonte ka qëndruar në Rahovec, ku prezantoi kandidatin e kësaj partie për kryetar të komunës, Burim Krasniqin, dhe ekipin e tij për Asamblenë Komunale. Abdixhiku tha se Rahoveci, një qytet punëtor, i dashur dhe plot tradita, meriton zhvillim dhe projekte konkrete, duke theksuar se qytetarët presin prej kohësh ndryshimin. “Rahoveci […]


Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sonte ka qëndruar në Rahovec, ku prezantoi kandidatin e kësaj partie për kryetar të komunës, Burim Krasniqin, dhe ekipin e tij për Asamblenë Komunale.
Abdixhiku tha se Rahoveci, një qytet punëtor, i dashur dhe plot tradita, meriton zhvillim dhe projekte konkrete, duke theksuar se qytetarët presin prej kohësh ndryshimin.
“Rahoveci është gati për një faqe të re, për një qeverisje që vendos qytetarin mbi gjithçka. Burimi dhe LDK janë gati ta kthejnë këtë besim në punë konkrete,” u shpreh ai.
Kandidati Burim Krasniqi dhe ekipi i tij u prezantuan si të përkushtuar, energjikë dhe të gatshëm për të sjellë shpresë dhe ndryshim në komunë.
“Me 12 tetor, le ta bëjmë Rahovecin shembull të fitores së shpresës, të punës dhe të së ardhmes,” tha Abdixhiku.
