Laertit nuk ia don me Valbonën, e fton për darkë romantike me një buqetë lulesh por ajo e refuzon: Ngre dolli i vetëm i mërzitur

Një moment i papritur ndodhi mbrëmë në shtëpinë e Vëllait të Madh, ku aktori Laert Vasili u përball me një refuzim të hapur nga Valbona. Gjithçka nisi kur ai mori një zarf të bardhë, ku i jepej mundësia të zgjidhte një banor për të ndarë një darkë speciale. Me një tufë trëndafilash të kuq në […]

Jan 31, 2025 - 10:00
 0  3
Laertit nuk ia don me Valbonën, e fton për darkë romantike me një buqetë lulesh por ajo e refuzon: Ngre dolli i vetëm i mërzitur

Një moment i papritur ndodhi mbrëmë në shtëpinë e Vëllait të Madh, ku aktori Laert Vasili u përball me një refuzim të hapur nga Valbona.

Gjithçka nisi kur ai mori një zarf të bardhë, ku i jepej mundësia të zgjidhte një banor për të ndarë një darkë speciale.

Me një tufë trëndafilash të kuq në duar, Laerti iu afrua Valbonës, duke e ftuar në një takim që ngjante me një skenë romantike të një filmi. Por, përgjigja e saj ishte e papritur – ajo e refuzoi ftesën.

Ky refuzim nuk u prit aspak mirë nga aktori, i cili u largua i zhgënjyer, duke e kaluar darkën e tij në vetmi. Në dhomën ku ishte shtruar tryeza, ai ngriti një dolli i vetëm, ndërsa reflektonte mbi situatën.

“E çfarë tani? Ma la varur… e panë të gjithë shqiptarët,” u dëgjua të thoshte Laerti me ironi, duke folur me veten.

Ky moment shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat e spektaklit komentuan mbi sjelljen e tij dhe refuzimin e Valbonës. A do të ndikojë kjo situatë në marrëdhënien mes dy banorëve në shtëpi? Mbetet për t’u parë në vazhdim.