Lajçak e përfundon vizitën në Uashington: Theksova rëndësinë e bashkëpunimit BE-ShBA në Ballkan
Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, ka bërë të ditur se e ka përfunduar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajçak tha se vizitën në ShBA e përfundoi me takimin e Zëvendës Sekretarit të Shtetit për Menaxhment dhe Resurse, Richard Verma. “E informova atë për zhvillimet rajonale
![Lajçak e përfundon vizitën në Uashington: Theksova rëndësinë e bashkëpunimit BE-ShBA në Ballkan](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/01/709664-lajcak-e-perfundon-viziten-ne-uashington-theksova-rendesine-e-bashkepunimit-be-shba-ne-ballkan.jpg)
![lajcak-e-perfundon-viziten-ne-uashington:-theksova-rendesine-e-bashkepunimit-be-shba-ne-ballkan](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/01/709664-lajcak-e-perfundon-viziten-ne-uashington-theksova-rendesine-e-bashkepunimit-be-shba-ne-ballkan.jpg)
Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, ka bërë të ditur se e ka përfunduar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajçak tha se vizitën në ShBA e përfundoi me takimin e Zëvendës Sekretarit të Shtetit për Menaxhment dhe Resurse, Richard Verma.
“E informova atë për zhvillimet rajonale dhe dialogun ku theksova rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë BE-ShBA në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Lajçak.
Lajçak do të jetë në krye të dialogut Kosovë – Serbi deri në fund të janarit, teksa fliten dy emra për zëvendësimin e tij, diplomati nga Danimarka, Peter Sorensen, dhe ish-ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto.