“Largohet nga Ferma VIP”/ Merr fund rrugëtimi i Mozës në këtë reality show?

Një postim i papritur në llogarinë zyrtare të Mimoza Ahmetit në Instagram ka shkaktuar jo pak panik te ndjekësit e saj dhe fansat e “Ferma VIP 3” mëngjesin e sotëm. Në profilin e shkrimtares, e cila padiskutim është kthyer në personazhin më viral të këtij edicioni, u publikua një grafikë ku shfaqej fotoja e saj […]

Prill 1, 2026 - 16:00
“Largohet nga Ferma VIP”/ Merr fund rrugëtimi i Mozës në këtë reality show?

Një postim i papritur në llogarinë zyrtare të Mimoza Ahmetit në Instagram ka shkaktuar jo pak panik te ndjekësit e saj dhe fansat e “Ferma VIP 3” mëngjesin e sotëm.

Në profilin e shkrimtares, e cila padiskutim është kthyer në personazhin më viral të këtij edicioni, u publikua një grafikë ku shfaqej fotoja e saj e shoqëruar me lajmin e bujshëm: “MIMOZA Largohet nga Ferma Vip”.

Ky njoftim ngriti menjëherë pikëpyetje nëse rrugëtimit të saj televiziv i kishte ardhur vërtet fundi në mënyrë kaq të befasishme.

Megjithatë, mbështetësit e saj mund të marrin frymë lirisht! E gjithë kjo situatë rezulton të jetë thjesht një rreng i përgatitur nga stafi që menaxhon rrjetet e saj sociale me rastin e 1 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Gënjeshtrave.

Ky “ngacmim” virtual e ka arritur qëllimin për të trazuar pak ujërat në rrjet, por e vërteta është se Moza vazhdon të qëndrojë e fortë brenda në fermë, e gatshme për të dhuruar sërish batuta të forta, situata komike dhe momente që thyejnë rrjetin.