LDK-ja emëron tre sekretarët e partisë, Abdixhiku: Së shpejti prezantoj edhe kryesinë e re

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka marrë vendim për emërime në disa pozita të kësaj partie. Abdixhiku ka njoftuar se Ilir Ferati, Sokol Haliti dhe Visar Azemi do të marrin pozita të reja në parti. “- Ilir Ferati emërohet në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me përgjegjësi

Prill 1, 2026 - 21:30
LDK-ja emëron tre sekretarët e partisë, Abdixhiku: Së shpejti prezantoj edhe kryesinë e re
ldk-ja-emeron-tre-sekretaret-e-partise,-abdixhiku:-se-shpejti-prezantoj-edhe-kryesine-e-re

ldk-ja-emeron-tre-sekretaret-e-partise,-abdixhiku:-se-shpejti-prezantoj-edhe-kryesine-e-re

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka marrë vendim për emërime në disa pozita të kësaj partie.

Abdixhiku ka njoftuar se Ilir Ferati, Sokol Haliti dhe Visar Azemi do të marrin pozita të reja në parti.

“- Ilir Ferati emërohet në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me përgjegjësi për drejtimin dhe koordinimin e aparatit institucional dhe administrativ të partisë, si dhe për sigurimin e zbatimit të rregullt të vendimeve të organeve drejtuese të saj.

– Sokol Haliti emërohet në detyrën e Sekretarit për Mërgatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me përgjegjësi për forcimin e lidhjes së partisë me mërgatën tonë, organizimin dhe përfshirjen e saj aktive në jetën politike dhe zhvillimore të vendit.

– Visar Azemi emërohet në detyrën e Sekretarit Organizativ të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me përgjegjësi për koordinimin e strukturave organizative të partisë dhe për forcimin e funksionimit të saj në të gjitha nivelet” – ka njoftuar ai.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10163112059207759&set=a.10150389414962759&type=3&ref=embed_post