LDK në Lipjan denoncon fletushkat anonime me gjuhë urrejtjeje ndaj kryetarit Imri Ahmeti
Zyra Ligjore e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Lipjan ka paraqitur sot një denoncim zyrtar në organet kompetente, duke kërkuar identifikimin e autorëve dhe shpërndarësve të fletushkave anonime që përmbajnë gjuhë urrejtjeje, shpifje dhe denigrim ndaj Kryetarit të Komunës, Imri Ahmeti. Në reagimin e saj, LDK e Lipjanit e ka cilësuar këtë […]


Zyra Ligjore e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Lipjan ka paraqitur sot një denoncim zyrtar në organet kompetente, duke kërkuar identifikimin e autorëve dhe shpërndarësve të fletushkave anonime që përmbajnë gjuhë urrejtjeje, shpifje dhe denigrim ndaj Kryetarit të Komunës, Imri Ahmeti.
Në reagimin e saj, LDK e Lipjanit e ka cilësuar këtë veprim si një praktikë të ulët politike që synon dëmtimin e imazhit të kryetarit dhe të institucionit komunal.
Sipas kësaj dege, ky akt përbën jo vetëm shkelje të normave demokratike dhe shoqërore, por edhe vepër të dënueshme ligjërisht, raporton ORAinfo.
LDK ka bërë të ditur se hapa të ngjashëm ligjorë do të ndërmerren edhe kundër personave që hapin profile dhe llogari në rrjete sociale për të shpërndarë shpifje, fyerje dhe propagandë me qëllim denigrues.
“LDK Lipjan do të vazhdojë të mbrojë parimet e politikës së ndershme, konkurrencës së drejtë dhe respektit qytetar, duke refuzuar kategorikisht çdo tentim për degradim dhe shpërqendrim nga puna dhe rezultatet konkrete në shërbim të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e partisë.
Zyra për Informim e Degës së LDK-së në Lipjan ka theksuar se pret nga organet e rendit dhe drejtësisë veprim të shpejtë për të zbuluar autorët e këtyre veprimeve të paligjshme. /ORAinfo/
Njoftimi i plotë:
Zyra Ligjore e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan ka paraqitur sot denoncimin zyrtar në organet kompetente, me kërkesë për identifikimin e autorëve dhe shpërndarësve të fletushkave anonime, të cilat përmbajnë gjuhë të urrejtjes, shpifje dhe denigrim ndaj personalitetit të Kryetarit të Komunës, z. Imri Ahmeti.
LDK dega në Lipjan thekson se kjo praktikë e ulët politike, që synon dëmtimin e imazhit të kryetarit dhe të institucionit, përbën jo vetëm shkelje të normave demokratike e shoqërore, por edhe vepër të dënueshme ligjërisht.
Hapa të njëjtë do të ndërmerren dhe do të ndiqen në mënyrë të rregullt dhe zyrtare nga organet e rendit dhe drejtësisë edhe personat përgjegjës për hapjen e profileve dhe llogarive në rrjete sociale që merret me shpifje, fyerje dhe prodhim të propagandës me qëllim të denigrues.
LDK Lipjan do të vazhdojë të mbrojë parimet e politikës së ndershme, konkurrencës së drejtë dhe respektit qytetar, duke refuzuar kategorikisht çdo tentim për degradim dhe shpërqendrim nga puna dhe rezultatet konkrete në shërbim të qytetarëve.
