Legjenda e futbollit amerikan, Balboa direkt nga Prishtina: Po duket sikur një finale e Botërorit

Legjenda e futbollit të SHBA-së, Marcelo Balboa ka komentuar kombëtaren e Kosovës, para përballjes me Turqinë, në finale të “play-offit” të Botërorit. Ai është i vendosur në Prishtinë, për këtë ndeshje, duke e përcjellur nga afër. Në një lidhje direkte për emisionin “CBS Sports Golazo”, ai ka folur për kombëtaren dardane. “Do të ishte historike

Mars 31, 2026 - 21:00
Legjenda e futbollit amerikan, Balboa direkt nga Prishtina: Po duket sikur një finale e Botërorit
legjenda-e-futbollit-amerikan,-balboa-direkt-nga-prishtina:-po-duket-sikur-nje-finale-e-boterorit

legjenda-e-futbollit-amerikan,-balboa-direkt-nga-prishtina:-po-duket-sikur-nje-finale-e-boterorit

Legjenda e futbollit të SHBA-së, Marcelo Balboa ka komentuar kombëtaren e Kosovës, para përballjes me Turqinë, në finale të “play-offit” të Botërorit.

Ai është i vendosur në Prishtinë, për këtë ndeshje, duke e përcjellur nga afër.

Në një lidhje direkte për emisionin “CBS Sports Golazo”, ai ka folur për kombëtaren dardane.

“Do të ishte historike për këtë vend. Duke ecur në qytet, ishim dje në stërvitje të Kosovës, ishim edhe në ambasadë, secili kishte fanella të veshura të Kosovës. Ka flamuj në të gjitha anët, sikur të ishte një finale e Botërorit”, tha ai

Ndeshja Kosovë – Turqi nis nga ora 20:45, dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”. Fituesi i ndeshjes shkon në Botëror.