Letër e hapur drejtuar Mark Zuckerberg-ut nga verifikuesit e fakteve në mbarë botën

Rrjeti Ndërkombëtar i Verifikimit të Fakteve (International Fact-Checking Network) ka publikuar  një letër të hapur drejtuar Mark Zuckerberg-ut, pronarit të kompanisë teknologjike “Meta”, nën të cilën janë rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe Threads, në lidhje me deklaratën e fundit të Zuckerberg-ut se për anulimin e programit për verifikimin e fakteve në SHBA, raporton Meta, përcjell […]

Jan 11, 2025 - 01:00
 0  3
Letër e hapur drejtuar Mark Zuckerberg-ut nga verifikuesit e fakteve në mbarë botën

Rrjeti Ndërkombëtar i Verifikimit të Fakteve (International Fact-Checking Network) ka publikuar  një letër të hapur drejtuar Mark Zuckerberg-ut, pronarit të kompanisë teknologjike “Meta”, nën të cilën janë rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe Threads, në lidhje me deklaratën e fundit të Zuckerberg-ut se për anulimin e programit për verifikimin e fakteve në SHBA, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Në këtë letër Rrjeti përkujton se qëllimi i programit në të cilin marrin pjesë organizata të pavarura dhe të verifikuara është zvogëlimi i dukshmërisë së përmbajtjeve të rrejshme pa i censuruar ato. Sipas gazetarëve kjo qasje ka kontribuar që përdoruesit të kenë informacion më të besueshëm, i cili është në pajtim me vlerat themelore të lirisë së fjalës.

Në reagim shtohet se anulimi i programit mund ta rrisë përhapjen e dezinformatave, sidomos në momente politikisht të ndjeshme.

“Komentet tuaja sugjerojnë se verifikuesit e fakteve kanë qenë përgjegjës për censurimin edhe pse Meta nuk u dha kurrë autorizim për heqjen e përmbajtjeve ose profileve. Njerëzit në internet shpesh i fajësonin dhe keqtrajtonin verifikuesit e fakteve për veprimet e Meta-s. Komentet tuaja të fundit padyshim që do t’i nxisin perceptimet e këtilla. Por realiteti është se punonjësit e Meta-s vendosnin nëse përmbajtja të cilën verifikuesit e fakteve e kanë shënuar si të rrejshme duhet të jetë më pak e arrtitshme apo të etiketohet”, thuhet në letër.

Fondacioni Metamorfozis, pjesë e të cilit është edhe Agjencia e Lajmeve Meta.mk, është nënshkrues i letrës dhe është pjesë e Rrjetit Ndërkombëtar për Verifikimin e Fakteve.

Letrën e hapur drejtuar Mark Zuckerberg-ut po ua përcjellim të plotë:

I nderuar z. Zuckerberg,

Nëntë vite më parë ju shkruam për dëmet reale që i shkaktojnë informacionet e rrejshme në Facebook. Si përgjigje të kësaj Meta krijoi një program për verifikimin e fakteve që ndihmoi për mbrojtjen e miliona përdoruesve nga mashtrimet dhe teoritë e konspiracionit. Këtë javë ju njoftuat se do t’i jepnit fund këtij programi në Shtetet e Bashkuara për shkak të shqetësimeve për “censurë të tepërt” – një vendim ky që e kërcënon progresin e pothuajse një dekade të promovimit të informacionit të saktë online.

Programi i cili filloi në vitin 2016 ishte një hap i rëndësishëm para për nxitjen e saktësisë faktike në internet. I ndihmoi njerëzit që të kenë një përvojë pozitive në Facebook, Instagram dhe Threads duke e reduktuar përhapjen e informacionit të rremë dhe manipulues në përmbajtjet e tyre. Ne besojmë – por këtë e tregojnë edhe të dhënat – se shumica e njerëzve në mediat sociale kërkojnë informacion të besueshëm  për të marrë vendime për jetën e tyre dhe për të pasur ndërveprime të mira me miqtë dhe familjarët e tyre. Qëllimi ishte që përdoruesit të informohen për informacionet e rrejshme me qëllim që të ngadalësohet përhapja e tyre, pa i censuruar ato. Verifikuesit e fakteve e mbështesin fuqimisht lirinë e fjalës dhe këtë e kemi thënë disa herë, përfshirë këtu edhe në Komunikatën e Sarajevës vitin e kaluar. Liria për të thënë pse diçka nuk është e vërtetë gjithashtu është liri e fjalës.

Por, ju po thoni se programi është kthyer në një “mjet censurimi” dhe se “verifikuesit e fakteve kanë qenë shumë të njëanshëm politikisht dhe më shumë e kanë shkatërruar besimin se sa që e kanë krijuar atë,  sidomos në SHBA”. Kjo është e pasaktë dhe ne duam ta sqarojmë, si në kontekstin e sotëm, ashtu edhe për shkrimet historike.

Meta kërkonte që të gjithë partnerët e verifikimit të fakteve t’i përmbushin standardet rigoroze për paanshmëri nëpërmjet verifikimit nga ana e Rrjetit Ndërkombëtar të Verifikimit të Fakteve. Kjo nënkuptonte se ata nuk do kishin të drejtë të kenë asnjë lidhje me partitë politike apo kandidatët politikë, as edhe të avokonin për politika dhe se duhej t’i përmbaheshin paanshmërisë dhe transparencës. Çdo media çdo vit i nënshtrohej një verifikimit rigoroz, përfshirë këtu edhe një vlerësimi dhe verifikimi të pavarur nga kolegët. Meta vazhdimisht i ka vlerësuar këto standarde si rigoroze dhe efektive. Vetëm një vit më parë Meta e zgjeroi programin edhe në Threads.

Komentet tuaja sugjerojnë se verifikuesit e fakteve kanë qenë përgjegjës për censurën, edhe pse Meta nuk u dha kurrë autorizim për të hequr përmbajtje ose profile. Njerëzit në internet shpesh i fajësonin dhe i keqtrajtonin verifikuesit e fakteve për veprimet e Meta-s. Komentet tuaja të fundit padyshim që do i nxisin perceptimet e këtilla. Por realiteti është se punonjësit e Meta-s janë ato që vendosnin nëse përmbajtja që verifikuesit e fakteve e kanë shënuar si të rrejshme duhet të kufizohet apo të etiketohet. Disa verifikues të fakteve me vite i kanë sugjeruar Meta-s se si t’i përmirësojë këto etiketa që të jenë më pak imponuese dhe ta shmangin edhe censurën në dukje, por Meta nuk i ka dëgjuar kurrë këto sugjerime. Krahas kësaj, Meta i përjashtoi politikanët dhe kandidatët politikë nga verifikimi si masë kujdesi, edhe kur ata përhapnin gënjeshtra të njohura. Verifikuesit, nga ana tjetër, thonin se politikanët duhet të kontrollohen si gjithë të tjerët.

Gjatë viteve Meta jepte vetëm informacion të kufizuar për rezultatet e programit, edhe pse  verifikuesit dhe studiuesit e pavarur vazhdimisht kërkonin më shumë të dhëna. Por nga ajo që mund të shihnim, programi ishte efektiv. Hulumtimet treguan se etiketat e verifikimit të fakteve e zvogëlojnë besimin dhe shpërndarjen e informacionit të rrejshëm. Edhe në dëshminë tuaj para Kongresit, ju u mburrët për “programin për verifikimin e fakteve në industri“ të Meta-s.

Thatë se keni në plan të filloni një program “Shënime të Komunitetit” (Community Notes) të ngjashëm me atë në X. Ne nuk besojmë se ky lloj programi do të rezultojë me një përvojë pozitive tek përdoruesit, siç tregon edhe X. Hulumtimet tregojnë se shumë “Shënime të Komunitetit” nuk shfaqen kurrë, sepse varen nga një pëlqim e gjerë politik dhe jo nga standardet dhe dëshmitë për saktësinë. Megjithatë, nuk ka asnjë arsye se pse “Shënimet e Komunitetit” nuk mund të koekzistojnë me programin për verifikimin e fakteve të palëve të treta; ato nuk e përjashtojnë njëri-tjetrin. Modeli i “Shënimeve të Komunitetit” që punon në bashkëpunim me verifikuesit profesionistë të fakteve do të kishte potencial të fortë si një model i ri për promovimin e informacionit të saktë. Nevoja për këtë është e madhe: nëse njerëzit besojnë se rrjetet sociale janë plot mashtrime dhe manipulime, ata nuk do të duan ta kalojnë kohë atje apo të bëjnë biznes në to.

Kjo na sjell deri tek konteksti politik në Shtetet e Bashkuara. Koha e publikimit të kumtesës tuaj është pas konfirmimit të fitores zgjedhore të Donald Trump dhe si pjesë e përgjigjes më të gjerë nga industria e teknologjisë ndaj administratës së re. Vetë z Trump tha se deklarata juaj “mbase” ishte një përgjigje ndaj kërcënimeve që ai bëri ndaj jush. Disa nga gazetarët që janë pjesë e komunitetit tonë të verifikimit të fakteve janë përballur me kërcënime të ngjashme nga qeveritë në vendet ku ata punojnë, prandaj ne e kuptojmë se sa e vështirë është për një person që t’i rezistojë këtij presioni.

Plani për anulimin e programit për verifikimin e fakteve në vitin 2025 për momentin vlen vetëm për Shtetet e Bashkuara. Por Meta ka programe të ngjashme në më shumë se 100 vende që janë shumë të ndryshme, në faza të ndryshme të demokracisë dhe zhvillimit. Disa nga këto vende janë posaçërisht të ndjeshme ndaj dezinformatave që nxisin destabilitet politikndërhyrje në zgjedhjedhunë të turmave, madje edhe gjenocid. Nëse Meta vendos ta anulojë programin në mbarë botën, kjo pothuajse me siguri do të ketë si rezultat dëme të vërteta në shumë vende.

Ky moment e thekson nevojën për më shumë financime për gazetarinë në shërbim të interesit publik. Verifikimi i fakteve është i një rëndësie qenësore për mbajtjen e një realiteti të përbashkët dhe diskutimit të bazuar në dëshmi – si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe globalisht. Sektori filantropik ka një mundësi për ta rritur kontributin e tij në gazetari në një moment kritik.

Më e rëndësishmja është se ne besojmë se vendimi i Meta-s për t’i dhënë fund programit të saj për verifikimin e fakteve nga palët e treta është një hap prapa për ata që duan të shohin një internet që i jep përparësi informacionit të saktë dhe të besueshëm. Shpresojmë që në vitet në vijim do të jemi në gjendje në njëfarë mënyre ta kompensojmë këtë progres të humbur. Ne mbetemi të përgatitur për të punuar përsëri me Meta-n ose me çdo platformë tjetër teknologjike të interesuar për ta përfshirë verifikimin e fakteve si një mjet për t’u ofruar njerëzve informacionin që u nevojitet për të marrë vendime të informuara për jetën e tyre të përditshme.

Qasja tek e vërteta e përforcon lirinë e fjalës, duke ju mundësuar komuniteteve t’i përafrojnë zgjedhjet e tyre me vlerat e tyre. Si gazetarë mbetemi të përkushtuar ndaj lirisë së shtypit, duke siguruar që kërkimi i së vërtetës të vazhdojë të jetë një themel i demokracisë.

Me respekt,

15min – Letoni

AAP FactCheck – Australi

AFP – Francë

AkhbarMeter Media Observatory – Egjipt

Animal Político-El Sabueso – Meksikë

Annie Lab – Hong Kong

Aos Fatos – Brazil

Beam Reports – Sudan

BOOM – Indi

Check Your Fact – SHBA

Chequeado –Argjentinë

Civilnet.am – Armeni

Colombiacheck – Kolumbi

Congo Check – Kongo, RD e Kongos, Republika e Afrikës Qendrore

Doğruluk Payı – Turqi

Dubawa – Nigeri

Ecuador Chequea – Ekuador

Ellinika Hoaxes – Greqi

Estadão Verifica – Brazil

FactCheckHub – Nigeri

Fact-Check Cyprus – Qipro

FactCheck.org – SHBA

FactCheckNI –Irlandë e Veriut

Factcheck.Vlaanderen – Belgjikë

Factchequeado – SHBA

Factly – Indi

FactReview – Greqi

Factnameh – Iran

Faktisk.no – Norvegji

Faktograf – Kroaci

Fakt Yoxla – Azarbajxhan

Fatabyyano – Јоrdan

Full Fact – Mbretëri e Bashkuar

Greece Fact Check – Greqi

Gwara Media – Ukrainë

Internews Kosova KALLXO – Kosovë

Istinomer – Serbi

Källkritikbyrån – Suedi

KOMPAS.com – Indonezi

La Silla Vacía – Kolumbi

Lead Stories – SHBA

Les Surligneurs – Francë

Lupa – Brazil

Mafindo – Indonezi

Mala Espina – Kili

MediaWise – SHBA

Metamorphosis – Maqedonia e Veriut

MyGoPen – Tajvan

Myth Detector – Gjeorgji

Newschecker – Indi

Newtral – Spanjë

Observador – Portugali

Open – Itali

Pagella Politica / Facta news – Itali

Polígrafo – Portugali

PolitiFact – SHBA

Pravda – Poloni

PressOne.PH – Filipine

Probe – Filipine

Rappler – Filipine

RMIT Lookout – Australi

Snopes – SHBA

Taiwan FactCheck Center – Tajvan

Tech4Peace – Irak

Telugu Post – Indi

The Stage Media-Liberia–  Liberi

Tirto.id – Indonezi

The Journal FactCheck – Irlandë

The Logical Indian – Indi

VERA Files – Filipine

Verify – Siri