Lëvizja Besa distancohet nga Besa Kadriu

Lëvizja BESA informon opinionin e gjerë, se Besa Kadriu nuk është nënkryetare e partisë dhe në shkrimet e saj të fundit, nuk i shfaq qëndrimet partiake, por qëndrimet e saja The post Lëvizja Besa distancohet nga Besa Kadriu appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 18, 2025 - 01:00
 0  2
Lëvizja Besa distancohet nga Besa Kadriu

Lëvizja BESA informon opinionin e gjerë, se Besa Kadriu nuk është nënkryetare e partisë dhe në shkrimet e saj të fundit, nuk i shfaq qëndrimet partiake, por qëndrimet e saja personale.

Znj. Kadriu ka dhënë dorëheqje nga të gjitha organet e partisë së Lëvizjes BESA në seancën e mbajtur të Kuvendit Qendror të partisë më datë 01.06.2024.

Ndryshe Lëvizja BESA mbështet fuqishëm çdo përpjekje të organeve të shtetit, për të zbardhur çdo detaj lidhur me ngjarjen tragjike në Koçan dhe në veçanti inkurajon organet e Drejtësisë që të jenë sa më efikas në punën e tyre. Flaka

The post Lëvizja Besa distancohet nga Besa Kadriu appeared first on Flaka, në çdo lajm... .