Ligj për “branitellat” dhe ish-ushtarët e UÇK-së? – Bytyqi: LSDM e gatshme për zgjidhje të përbashkët ligjore  

LSDM është e gatshme të ulet dhe të diskutojnë që bashkë me Ligjin e Branitellave që është dorëzuar në Kuvend, të gjendet zgjidhje edhe për statusin e ish-ushtarëve të UÇK-së The post Ligj për “branitellat” dhe ish-ushtarët e UÇK-së? – Bytyqi: LSDM e gatshme për zgjidhje të përbashkët ligjore   appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nëntor 1, 2024 - 03:00
 0  5
Ligj për “branitellat” dhe ish-ushtarët e UÇK-së? – Bytyqi: LSDM e gatshme për zgjidhje të përbashkët ligjore  

LSDM është e gatshme të ulet dhe të diskutojnë që bashkë me Ligjin e Branitellave që është dorëzuar në Kuvend, të gjendet zgjidhje edhe për statusin e ish-ushtarëve të UÇK-së dhe familjeve të tyre, pohon deputeti socialdemokrat Fatmir Bytyqi.

Bytyqi në DailyClick po ashtu u shpreh se tani ata që dalin dhe brohorasin për 2001-shin, në fakt për 22 vjet kanë harruar çdokënd që ka qenë aktor në 2001, qoftë luftëtar qoftë familjet e tyre, duke mos çuar asnjëherë asnjë zgjidhje ligjore në Kuvend për statusin e tyre.

Kohë më parë deputeti i VLEN, Rijad Shaqiri, pat deklaruar se janë të gatshëm të ulen me LSDM-në që të përpilojmë një ligj të përbashkët ku do të përfshiheshin edhe ish-ushtarët e UÇK-së dhe gjithë të përfshirët në luftën e 2001-shit, por bëri thirrje që paraprakisht LSDM ta tërheqë propozim-tekstin që tashmë e kanë dorëzuar përmes deputetet Sllavjanka Petrovska.

Ndryshimet parashohin rritje të kompensimit financiar për invalidët dhe familjet e pjesëtarëve të ARM-së që humbën jetën në konfliktin e vitit 2001 por edhe të zgjerohet edhe me pjesëtarë të tjerë të ish pjesëtarëve të forcave të sigurisë. Ligji ka mbetur i bllokuar në Komisionin kuvendor për Politikë sociale që drejtohet nga deputetja e FE-së Ilire Dauti. Bllokimin e këtij ligji e mbështetë edhe koalicioni VLEN që është pjesë e shumicës.

The post Ligj për “branitellat” dhe ish-ushtarët e UÇK-së? – Bytyqi: LSDM e gatshme për zgjidhje të përbashkët ligjore   appeared first on Flaka, në çdo lajm... .