Raporti i KE-së për Gjyqësorin: Shpërbërjet cenojnë pavarësinë e Gjyqësorit

Qëndrimi i Qeverisë për shpërbërje të Këshillit Gjyqësor dhe atij të Prokurorëve paraqet shqetësim serioz, pasi veprime të tilla cenojnë pavarësinë e Gjyqësorit. Kjo u nënvizua në raportin e fundit The post Raporti i KE-së për Gjyqësorin: Shpërbërjet cenojnë pavarësinë e Gjyqësorit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nëntor 1, 2024 - 03:00
 0  5
Raporti i KE-së për Gjyqësorin: Shpërbërjet cenojnë pavarësinë e Gjyqësorit

Qëndrimi i Qeverisë për shpërbërje të Këshillit Gjyqësor dhe atij të Prokurorëve paraqet shqetësim serioz, pasi veprime të tilla cenojnë pavarësinë e Gjyqësorit. Kjo u nënvizua në raportin e fundit të Këshillit Evropian, ku thuhet se RMV-ja duhet të vazhdojë të forcojë Këshillin Gjyqësor duke rishikuar legjislativin dhe funksionimin e tij të përgjithshëm për të rritur transparencën dhe pavarësinë e tij, në përputhje me rekomandimet e misionit vlerësues të BE-së.

“Njoftimet e Qeverisë së re për planet për “shpërbërjen” e Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorisë janë një shqetësim serioz, pasi veprime të tilla do të cenonin pavarësinë e Gjyqësorit. Rritja e deficitit të burimeve njerëzore në gjyqësor ngre shqetësime për ndikimin në cilësinë dhe efikasitetin e drejtësisë. Rekomandimet e Komisionit nga viti i kaluar janë zbatuar vetëm pjesërisht dhe për këtë arsye janë kryesisht të vlefshme.”.

Caca Nikollovska: S’nevojitet shpërbërje, të respektohet legjislativi

Ekspertja e çështjeve juridike, Margarita Caca Nikollovska, e cila ka qenë pjesë e grupit punues për propozim-ligjin e ri për Këshillin Gjyqësor, gjithashtu vlerëson se shpërbërja e këtyre dy trupave paraqet sulm ndaj pavarësisë së Gjyqësorit. Vlerëson se nuk nevojitet shpërbërje, por vullnet që të zbatohet legjislativi nacional dhe dokumentet ndërkombëtare për përcaktimin e përgjegjësisë individuale. Vendimi i Gjykatës Administrative, ku u konstatua shkarkimi jolegjitim i kryetares së Këshillit, Vesna Dameva, flet për atë se ne kemi institucione kompetente për këto çështje, ndërsa me ligjin e ri edhe procedura disiplinore është më e përforcuar.

“Raporti i djeshëm i Komisionit Evropian gjithashtu vuri në dukje atë që paraqet shqetësim nëse shteti edhe më tej do të vazhdonte me mendimin për shpërbërjen e këtyre dy trupave. Nëse marrim parasysh edhe dokumentet ndërkombëtare dhe ato nacionale, Kushtetutë, ligj, rregullore, si dhe pikëpamjet e disa ekspertëve brenda dhe jashtë, tregojnë se shpërbërje e tillë nuk është e nevojshme, që nuk nënkupton se nuk duhet të detektohet përgjegjësia. Përgjegjësia individuale është shumë e rëndësishme dhe ajo duhet të jetë lëndë e shqyrtimit dhe sjelljes së vendimeve.”, – deklaroi ish-gjykatësja në GjEDNj, Margarita Caca Nikolovska.

Caca Nikollovska theksoi se grupi i punës në propozim-ligjin e ri për Këshillin Gjyqësor, tani më i ka inkorporuar të gjitha rekomandimet e misionit vlerësues për punën e Këshillit Gjyqësor, gjë e cila është kërkuar edhe në raport-progresin e fundit. Çdo ndryshim tjetër duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën, shton Caca Nikollovska.

The post Raporti i KE-së për Gjyqësorin: Shpërbërjet cenojnë pavarësinë e Gjyqësorit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .