Ligji për pjesëmarrje dhe politika rinore në RMV nuk zbatohet plotësisht as katër vjet pas miratimit të tij

Edhe pse kanë kaluar më shumë se katër vjet nga miratimi i Ligjit për pjesëmarrjen rinore dhe politikat rinore, zbatimi i tij ende jo i plotë, ky është përfundimi i raportit të monitorimit 2023-24 për zbatimin e ligjit nga Këshilli Rinor Nacional (KRNM) i RMV-së, raporton Portalb.mk. Raporti thekson se dobësia më e madhe vërehet […]

tetor 9, 2024 - 16:00
 0  4
Ligji për pjesëmarrje dhe politika rinore në RMV nuk zbatohet plotësisht as katër vjet pas miratimit të tij
Të rinj, studentë, rinia

Edhe pse kanë kaluar më shumë se katër vjet nga miratimi i Ligjit për pjesëmarrjen rinore dhe politikat rinore, zbatimi i tij ende jo i plotë, ky është përfundimi i raportit të monitorimit 2023-24 për zbatimin e ligjit nga Këshilli Rinor Nacional (KRNM) i RMV-së, raporton Portalb.mk.

Raporti thekson se dobësia më e madhe vërehet në nivel komunal, ku një numër i madh i mekanizmave të specifikuar në ligj ende nuk janë zbatuar.

Nga të gjithë mekanizmat e parashikuar, raporti tregon se 42% e komunave kanë themeluar me sukses Këshillat Rinorë Lokal, të cilët janë një mekanizëm kryesor për pjesëmarrjen e të rinjve në nivel lokal. 22% e komunave kanë miratuar Strategjitë Lokale për Rininë, ndërsa vetëm 12 prej tyre kanë hartuar plane të përshtatshme veprimi për to, gjë që tregon se kthimi i politikave në plane konkrete për përfshirjen e të rinjve mbetet sfidë për komunat.

Një nga sfidat më të mëdha është ngritja e një zyre rinore. Vetëm një komunë ka themeluar si duhet zyrën për të rinj, si vend ku të rinjtë nga komuna mund të drejtohen dhe të informohen për çështjet që kanë të bëjnë me rininë, të cilat janë në kompetencë të komunës.

Deri më tani janë vetëm 10 qendra rinore funksionale dhe përqindja më e madhe, pra 80% e komunave e kanë përmbushur detyrimin për emërimin e një zyrtari rinor.

Në nivel kombëtar, Asambleja Kombëtare e Rinisë dhe Trupi Këshillimor Kombëtar për Politikat Rinore ende nuk janë krijuar.

Kur bëhet fjalë për financimin e mekanizmave të parashikuar në nivel lokal, bazuar në të dhënat e marra, konstatohet se në vitin 2023 vetëm 18 komuna (22%) deklaruan se në vitin 2023 kanë ndarë fonde për shërbimet rinore të parashikuara në ligji. Sa i përket të dhënave nëse dhe sa komuna ka planifikuar mbështetje financiare për të rinjtë, në buxhetin e vitit 2024, mund të konstatohet se një numër i madh i komunave, d.m.th. 49 (61%) theksojnë se kanë planifikuar mjete, por vetëm 32 prej tyre kanë specifikuar një shumë për ato mjete të planifikuara.

Të dhënat për raportin në nivel lokal janë mbledhur nga vëzhguesit rajonalë në periudhën nga dhjetori 2023 deri në maj 2024 përmes monitorimit aktiv të zbatimit të Ligjit për Pjesëmarrjen Rinore dhe Politikat Rinore në rajonet e tyre. Të dhënat e mbledhura janë krahasuar me raportet e mëparshme të monitorimit, për të identifikuar segmentet me progresin më të madh në zbatimin e ligjit.