Dauti: VLEN-i barazoi me zero votën shqiptare‼️

Deputetja Ilire Dauti, vlerëson se duhet gjetur formë ligjore për të rregulluar parimin “fituesi me fituesin”. Në një prononcim për gazetën LAJM, ajo tha se kjo është mënyra e vetme për t’u respektuar vota shqiptare. “Unë mendoj që duhet të gjendet formë për tu rregulluar kjo çështje. Jo për shkak të kapricove të dikujt, por […]

Korrik 23, 2024 - 17:30
 0  5
Dauti: VLEN-i barazoi me zero votën shqiptare‼️

Deputetja Ilire Dauti, vlerëson se duhet gjetur formë ligjore për të rregulluar parimin “fituesi me fituesin”. Në një prononcim për gazetën LAJM, ajo tha se kjo është mënyra e vetme për t’u respektuar vota shqiptare.

“Unë mendoj që duhet të gjendet formë për tu rregulluar kjo çështje. Jo për shkak të kapricove të dikujt, por për shkak se shqiptarët duhet që të vazhdojnë ta kenë të rëndësishme, se vota e tyre do të përcaktojë se kush do t’i përfaqësoj ata në qeveri. Për fat të keq sjellja e disa aktorëve politik të cilëve nuk ua di as motivet dhe as aryset se përse sillen në këtë formë kanë vendosur që votën e qytetarit shqiptarë ta bëjnë të barabartë me zero”, tha deputetja Ilire Dauti për gazetën LAJM.