Limaj takon qytetarët e Shtërpcës: Qeveria aktuale i ka harruar

Fatmir Limaj, kandidat për deputet me numrin dy në koalicionin zgjedhor AAK-Nisma, ka thënë se mungesa e shpeshtë e energjisë elektrike po shqetëson banorët e Shtërpcës. Në një bashkëbisedim me ta, Limaj tha se investimi në Shtërpcë është interes strategjik për Kosovën dhe do të investohet në turizëm, blegtori dhe bujqësi për parandalimin e shpërnguljes

Jan 22, 2025 - 19:00
 0  4
Limaj takon qytetarët e Shtërpcës: Qeveria aktuale i ka harruar
limaj-takon-qytetaret-e-shterpces:-qeveria-aktuale-i-ka-harruar

limaj-takon-qytetaret-e-shterpces:-qeveria-aktuale-i-ka-harruar

Fatmir Limaj, kandidat për deputet me numrin dy në koalicionin zgjedhor AAK-Nisma, ka thënë se mungesa e shpeshtë e energjisë elektrike po shqetëson banorët e Shtërpcës.

Në një bashkëbisedim me ta, Limaj tha se investimi në Shtërpcë është interes strategjik për Kosovën dhe do të investohet në turizëm, blegtori dhe bujqësi për parandalimin e shpërnguljes nga kjo zonë.

“Qytetarët e kësaj pjese të vendit janë harruar plotësisht nga qeverisja aktuale. Problemet me të cilat përballen çdo ditë po e vështirësojnë jetën e tyre, ndërsa mungesa e shpeshtë e energjisë elektrike vetëm sa e rëndon këtë gjendje.

Sikur dikur, kur dhamë kontributin tonë në rregullimin e infrastrukturës duke ju lehtësuar qarkullimin dhe lidhjen me qytetet e tjera, sot investimi në këtë zonë është një interes strategjik për Kosovën, ne do të fillojmë projekte të rëndësisë së veçantë për këtë zonë, si turizmi, blegtoria dhe bujqësia, për ta ndaluar shpërnguljen nga kjo zonë e çmuar e vendit”, tha Limaj.