Limaj: Vushtrria i dha një PO NISMA-së dhe kandidates tonë për deputete, Xhevahire Izmaku
Fatmir Limaj përmes një postimi në Facebook tha se qyteti i Vushtrrisë i dha një PO NISMA-së dhe kandidates tonë për deputete, Xhevahire Izmaku. “Qytetarët e Vushtrrisë sot u rreshtuan rreth veprave të mëdha, sepse si kurrë më parë, Vushtrria dhe Kosova kanë nevojë për njerëz që kanë #veçVEPRA. Vushtrria ballafaqohet me sfida të ndryshme
Fatmir Limaj përmes një postimi në Facebook tha se qyteti i Vushtrrisë i dha një PO NISMA-së dhe kandidates tonë për deputete, Xhevahire Izmaku.
“Qytetarët e Vushtrrisë sot u rreshtuan rreth veprave të mëdha, sepse si kurrë më parë, Vushtrria dhe Kosova kanë nevojë për njerëz që kanë #veçVEPRA.
Vushtrria ballafaqohet me sfida të ndryshme, dhe zgjidhjet për këto probleme mund të vijnë vetëm nga njerëz që janë të gatshëm të veprojnë, që kanë provuar dhe dëshmuar aftësitë e tyre për të sjellë ndryshime të vërteta dhe që kanë #veçVEPRA.
Zhvillimi ekonomik, energjetika, shëndetësia dhe antarësimi në NATO — këto janë zotimet tona, dhe garancë për këtë është e kaluara jonë.
#VeçVEPRA #NismaSocialdemokrate”, thuhet në postimin e tij./Gazeta10