Haradinaj: Kurti është agjent i Serbisë dhe Rusisë – VV s’mund të ngrihet mbi Kushtetutën
Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj duke folur për krijimin e Qeverisë tha se të njëjtit (VV-ja) e kanë të drejtën për me formu shumicën dhe nëse dështojnë ju vjen radha të tjerëve. Ai tha se pret që opozita ta formojë Qeverinë. “Ata e kanë të drejtën kushtetuese,VV-ja, munden me përshpejtu krijimin e Parlamentit, munden me


Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj duke folur për krijimin e Qeverisë tha se të njëjtit (VV-ja) e kanë të drejtën për me formu shumicën dhe nëse dështojnë ju vjen radha të tjerëve.
Ai tha se pret që opozita ta formojë Qeverinë.
“Ata e kanë të drejtën kushtetuese,VV-ja, munden me përshpejtu krijimin e Parlamentit, munden me apliku të drejtën e tyre për të kriju shumicën. Nëse e krijojnë me vazhdu me punë, nëse jo, vjen radha e të tjerëve…edhe ajo është kushtetuese, është pjesë e demokracisë tonë. Unë pres që opozita ta krijon Qeverinë po pa vonesa dhe i bëj thirrje atyre që po pengojnë po vonojnë… mos të vonojnë më shumë, me këtë rast Kurtit dhe klikës së tij” tha Haradinaj.
I pyetur në lidhje me deklaratat që vijnë nga VV-ja ”Qeveri të Vetëvendosjes ose zgjedhje”… Haradinaj pati këtë përgjigje.
Ndërsa i pyetur për deklaratën e kryeministrit Kurti se ‘Serbia po tenton t’i shantazhojë disa deputetë të minoriteteve’, Haradinaj tha se edhe kjo është dobësi e tij dhe se i njëjti është agjent i Serbisë.
“Kjo është shenjë e dobësisë së Kurtit dhe të Qeverisë së tij. Realisht Kurti është agjent i Serbisë dhe i Rusisë sepse ka zbatu agjendën ruse dhe serbe edhe kuptohet që ndikimet e mekanizmave të fuqishëm ndërkombëtar janë gjithkund ….ne shohim përpjekje për ndryshime në Serbi, shohim përpjekje për ndryshime në Kosovë… e Kurti zakonisht pra i reflekton pikërisht pasojat e asaj se kush është, ai na ka rrit fuqinë e Serbisë deri në këtë masë në Kosovë, Kurti ka qeveris katër vjet të plota, me mandat të plotë, i pavarur nga asnjë parti tjetër shqiptare, dhe pas katër viteve të plota rezulton se qenka rrit fuqia e Serbisë mbi deputetët jo-serbë, që unë nuk besoj se deputetët jo-serbë janë nën ndikimin e Serbisë. Unë besoj fuqishëm se ata deputetë jo-serbë që nuk e pëlqejnë qeverisjen Kurti, ka ndikim Serbia tek ato, mund të kemi ne shqiptarët” tha Haradinaj.