Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, ministri Hoxha zbret në terren
Në kuadër të aksionit kombëtar për rikthimin e hapësirave publike, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha zbriti sot në terren, ku vizitoi disa nga zonat më të populluara në kryeqytet. I shoqëruar nga drejtuesit e IMT-së, Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit, ata u ndalën në Bulevardin “Zogu i Parë”, Pazarin e Ri, zonën pas Muzeut […]

Në kuadër të aksionit kombëtar për rikthimin e hapësirave publike, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha zbriti sot në terren, ku vizitoi disa nga zonat më të populluara në kryeqytet.
I shoqëruar nga drejtuesit e IMT-së, Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit, ata u ndalën në Bulevardin “Zogu i Parë”, Pazarin e Ri, zonën pas Muzeut Kombëtar dhe në një kompleks pranë zonës së njohur si ’21 Dhjetori’.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha bëri apel për lirimin e hapësirave vullnetarisht nga subjektet.
Postimi i plotë i ministrit Hoxha:
