Dyshohet se dhunoi një djal në Ferizaj, Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të miturit

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një të mituri, i cili dyshohet për veprën penale “Dhunimi”. Sipas njoftimit të Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 10 korrik 2025, rreth orës 13:00, në fshatin Gllavicë të komunës

Korrik 13, 2025 - 01:30
 0  0
Dyshohet se dhunoi një djal në Ferizaj, Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të miturit
Dyshohet se dhunoi një djal në Ferizaj, Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të miturit

Dyshohet se dhunoi një djal në Ferizaj, Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të miturit

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një të mituri, i cili dyshohet për veprën penale “Dhunimi”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 10 korrik 2025, rreth orës 13:00, në fshatin Gllavicë të komunës së Shtimes, në një pyll, i mituri me përdorimin e forcës ka keqpërdorur seksualisht një të mitur tjetër të gjinisë mashkullore. Rasti është cilësuar si “Dhunimi”, sipas nenit 227, paragrafi 6, lidhur me paragrafin 4, nënparagrafin 4.2 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I dyshuari ndodhet nën masën e ndalimit që nga 11 korriku 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndërsa organet e drejtësisë kanë kërkuar masën e paraburgimit për të vijuar procedurat e mëtejshme hetimore.