Prizren: 12-vjeçari dyshohet se ka therur me thikë 14-vjeçaren në shkollë, Policia jep detaje

Një therrje me thikë ka ndodhur sot në një shkollë fillore në Prizren, ku një 12-vjeçar ka therur me thikë një 14-vjeçare. Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Sipas Bytyqit, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje. “Më datë 17.11.2025, rreth orës 12:55, është raportuar për një mosmarrëveshje mes

Nëntor 18, 2025 - 00:00
 0
Prizren: 12-vjeçari dyshohet se ka therur me thikë 14-vjeçaren në shkollë, Policia jep detaje
Prizren: 12-vjeçari dyshohet se ka therur me thikë 14-vjeçaren në shkollë, Policia jep detaje

Prizren: 12-vjeçari dyshohet se ka therur me thikë 14-vjeçaren në shkollë, Policia jep detaje

Një therrje me thikë ka ndodhur sot në një shkollë fillore në Prizren, ku një 12-vjeçar ka therur me thikë një 14-vjeçare.

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas Bytyqit, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje.

“Më datë 17.11.2025, rreth orës 12:55, është raportuar për një mosmarrëveshje mes dy të miturve në një shkollë fillore në Prizren, gjatë së cilës njëri prej tyre ka përdorur mjet të mprehtë duke e plagosur tjetrin. Viktima vajzë (14 vjeçare) është dërguar në Emergjencën Spitalore në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor. I dyshuari ( 12 vjeç ), është sjellë në stacion policor nga familjarët dhe me të janë merr hetuesit e delikuencës së të miturve. Të dy janë nxënës të shkollës së njëjtë. Rasti është në trajtim”, ka deklaruar Bytyqi./Reporteri