Lookman – Inter, lajm i fundit nga Italia
Interi nuk ndalet në përpjekjet për të transferuar sulmuesin e Atalantës, Ademola Lookman, duke shtuar para në ofertën e re. Pas arritjes së marrëveshjes personale me lojtarin, klubi zikaltër po përgatit një ofertë më të fortë për Atalantën, që kërkon rreth 50 milionë euro për yllin e saj. Negociatat mes Interit dhe Atalantës vazhdojnë, me […]


Interi nuk ndalet në përpjekjet për të transferuar sulmuesin e Atalantës, Ademola Lookman, duke shtuar para në ofertën e re.
Pas arritjes së marrëveshjes personale me lojtarin, klubi zikaltër po përgatit një ofertë më të fortë për Atalantën, që kërkon rreth 50 milionë euro për yllin e saj.
Negociatat mes Interit dhe Atalantës vazhdojnë, me klubet që po diskutojnë mundësinë e një huazimi me detyrim blerjeje. Interi shpreson të bindë Atalantën që ta lërë Lookmanin të transferohet në Milano.
Ndërkohë, Napoli, që kishte treguar interes për sulmuesin, ka tërhequr ofertën e tij. Sipas mediave italiane, oferta e fundit e Napolit ishte në qershor, dhe që atëherë nuk ka pasur kontakte të reja.
Lookman konsiderohet përforcimi ideal për sulmin e Interit, falë shpejtësisë dhe teknikës së tij. Drejtuesit zikaltër janë të vendosur ta mbyllin sa më parë këtë transferim dhe ta prezantojnë Lookmanin para nisjes së sezonit të ri.
