PD kundër zgjedhjeve në Tiranë, Celibashi: Nuk gjykoj dot Begajn, zbatoj dekretin
Ilirjan Celibashi shkoi në Komisionin e Ligjeve për të raportuar punën e 2025, por aktualiteti politik, sidomos për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit devijuan bisedën. Demokratët, duke marrë shkasë nga paditë e Veliajt në Kushtetuese, vijojnë të jenë të mendimit se zgjedhjet në kryeqytet po mbahen në kundërshtim me kushtetutën, por Celibashi ka një […]

Ilirjan Celibashi shkoi në Komisionin e Ligjeve për të raportuar punën e 2025, por aktualiteti politik, sidomos për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit devijuan bisedën.
Demokratët, duke marrë shkasë nga paditë e Veliajt në Kushtetuese, vijojnë të jenë të mendimit se zgjedhjet në kryeqytet po mbahen në kundërshtim me kushtetutën, por Celibashi ka një qasje tjetër.
Oerd Bylykbashi: Ka një dalim eksplicit kushtetuta, nuk ka nevojë për vendim gjykate. Nëse ka ankim, pezullohet.
Celibashi: KQZ nuk është autoriteti për të gjykuar dhe vlerësuar kushtetushmërinë e dekretit të presidentit. Por në kuptim të përgjegjësisë ka detyrë që të përgatis procesin zgjedhor.
Nga zgjedhjet e 9 nëntorit, debati u transferua te parlamentare e 11 majit ku qëndrimet e demokratëve ishin në kundërshtim me ato të socialistëve.
Damian Gjiknuri: Tashmë është kthyer stampë standarde në raportet e monitorimit kur thuhet se administrata zgjedhore përgjithësisht ka përgatitur zgjedhje të mirëpërgatitura, transparencë dhe gjithëpërfshirësë
Bylykbashi:Raporti paraprak për zgjedhjet e 2025 është raporti më i rëndë paraprak që ka dalë të paktën në 25 vitet e fundit.
Mes kundërshtive të procesit ishte edhe vota e Diasporës, që për Celibashin është sukses absolut, por për demokratët, dështim i plotë.
Celibashi: Nuk dua të sfidojë kënd, kur them që votimi nga jashtë ishte një sukses.
Bylykbashi: Dëgjova këtu për vlerësim të madh për votën me postë. Nëse ka diçka që ka dëmtuar në mënyrë të pariparueshme kam frikë, është vota me postë, dështim katastrofik.
Nga e shkuara debati u rikthye sërish te e ardhmja, ku socialistët treguan një vizion të tyrin për të reduktuar numrin e partive në Shqipëri, ku ato janë inegzistente në procese elektorale.
Gjiknuri: Parti të shumta të cilat nga një herë mbijnë si kërpudha në zgjedhje nga një herë nuk kanë asnjë llojë skeleti të mirëfilltë administrativ dhe juridik, s’kanë adresa, s’kanë financiar. Mbase kjo është një nga çështjet që duhet ta adresojmë te komisioni i ardhshëm i reformës zgjedhore.
Mes ngërçeve të krijuara është edhe besimi te teknologjia ku socialistët shprehën mbështetjen për ta shtrirë edhe më tej, ndërsa demokratët vijojnë të jenë skeptik për manipulimin e teknologjisë.
