Një tjetër kryevepër pas Modric, Tare transferon yllin e Realit me kosto zero
Një tjetër kyevepër nga Igli Tare. Milani nuk mendon vetëm për merkaton e janarit dhe kërkimin e një mbrojtësi qendre apo një anësori, por edhe verën e ardhshme. Pas suksesit me Luka Modric, Milan synon transferimin e një tjetër ylli nga Reali me parametra zero. Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik, duke raportuar se Milan […]


Një tjetër kyevepër nga Igli Tare.
Milani nuk mendon vetëm për merkaton e janarit dhe kërkimin e një mbrojtësi qendre apo një anësori, por edhe verën e ardhshme.
Pas suksesit me Luka Modric, Milan synon transferimin e një tjetër ylli nga Reali me parametra zero.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik, duke raportuar se Milan synon transferimin e David Alabas.
Mbrojtësit austriak i skadon kontrata me Los Blancos në fund të sezonit dhe Tare synon të sigurojë shërbimet që në janar, para skuadrave tjera. Sipas Calciomercato, Milan do ti ofrojë Alabas kontratë dy vjeçare.
