LSDM e gatshme të bashkëpunojë me BDI-në dhe ASH-në e Taravarit për zgjedhjet lokale
LSDM është e gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare, thotë kryetari i partisë Venko Filipçe, por nuk zbulon nëse ata si opozitë do të kërkojnë të ato të mbahen bashkë The post LSDM e gatshme të bashkëpunojë me BDI-në dhe ASH-në e Taravarit për zgjedhjet lokale appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

LSDM është e gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare, thotë kryetari i partisë Venko Filipçe, por nuk zbulon nëse ata si opozitë do të kërkojnë të ato të mbahen bashkë me zgjedhjet lokale. Sipas tij, gjendja në koalicionin qeveritar, sidomos pas lëkundjeve brenda VLEN-it, qeveria nuk është e qëndrueshme, andaj ka shumë gjasa për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Sipas TV24, LSDM nuk përjashton mundësinë për bashkëpunim të sërishëm me BDI, por edhe me ASH-në e Taravarit.
E për zgjedhje të parakohshme në konferencë në Lubjanë foli edhe ish-ministri i jashtëm, nënkryetar i BDI-së Bujar Osmani, në kontekst të procesit eurointegrues.
Kurse kryeministri Mickoski në seancën për pyetjet e deputetëve nuk precizoi nëse planifikon që bashkë me zgjedhjet lokale të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Duke iu përgjigjur deputetit të LSDM, Mitko Trajçuleski, tha se do ta pranojë përgjegjësinë për Koçan pasi të zgjidhen edhe rastet me spitalin modular, Llaskarcë dhe Besa Trans dhe se atëherë do ta kërkojë besimin e qytetarëve.
Sa u përket përgatitjeve për zgjedhjet lokale, Filipçe theksoi se në zgjedhje do të dalin me koalicionin e LSDM-së, ndërsa pyetjes nëse ka mundësi për bashkëpunim me Taravarin, tha se gradualisht po bëhen iniciativa për negociata. Kryetari i Qendrës, Goran Gerasimovski i pyetur nëse do të garojë edhe për një mandat, tha se ende po bëhen anketa dhe se pret që gjatë javës së ardhshme të sillet vendim.
The post LSDM e gatshme të bashkëpunojë me BDI-në dhe ASH-në e Taravarit për zgjedhjet lokale appeared first on Flaka, në çdo lajm... .