Andonovski: Më shumë se 20 institucione në vend kanë blerë antiviruse ruse
Nëse një institucion vendos të mbrojë veten, e bën këtë. Por ne ende nuk kemi obligim që të gjitha institucionet ta bëjnë këtë dhe për këtë arsye kjo lloj pabarazie po na ndodh dhe disa institucione shumë shpesh janë cak i sulmeve kibernetike, thotë ministri i transformimit digjital Stefan Andonovski në një intervistë për Radion […]


Nëse një institucion vendos të mbrojë veten, e bën këtë. Por ne ende nuk kemi obligim që të gjitha institucionet ta bëjnë këtë dhe për këtë arsye kjo lloj pabarazie po na ndodh dhe disa institucione shumë shpesh janë cak i sulmeve kibernetike, thotë ministri i transformimit digjital Stefan Andonovski në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
“Fatkeqësisht, ne jemi një vend pa Ligj për sigurinë kibernetike, ndërkohë që të gjitha vendet e rajonit dhe të Evropës kanë miratuar ligje të tilla 13 vite më parë. Ne po bëjmë përpjekje që ta miratojmë ligjin tani, ndoshta deri në qershor. Ai ligj do të jetë udhërrëfyesi ynë se ku duhet të shkojmë në mbrojtjen kibernetike. Tani mbrojtja që ne ofrojmë në hapësirën kibernetike është ad hoc. Nëse një institucion vendos të mbrojë veten, ai e bën këtë. Por ne ende nuk e kemi detyrimin që të gjitha institucionet ta bëjnë këtë, dhe kjo është arsyeja pse kjo lloj pabarazie që na ndodh është se disa institucione shumë shpesh janë cak i sulmeve kibernetike”, tha Andonovski.
Pyetjes se shteti deri më tani ka shpenzuar miliona euro për mbrojtje, por cili është epilogu i kësaj, Andonovski u përgjigj se një numër i madh i institucioneve janë duke punuar me licenca të skaduara, por edhe se nuk ka dispozita penale në ligjin për sigurinë kibernetike.
“Vërtetë, një fakt interesant është se më shumë se 20 institucione kanë blerë antiviruse ruse. Dhjetëra institucione e kanë rritur apo përmirësuar para kohe mbrojtjen e tyre, ndaj kanë punuar me licenca të skaduara. Një numër i madh institucionesh vendosin të dhënat e qytetarëve në serverë që më vonë nuk u intereson nëse mbrohen mjaftueshëm apo ku ndodhen”, shpjegoi ministri dhe shtoi se në ligjin e ri Ministria e Transformimit Digjital do të kontrollojë procesin.
Andonovski nënvizon se ndryshe nga të gjitha ligjet tjera, në ligjet që kanë të bëjnë me sigurinë kibernetike, nuk kemi pasur dispozita penale dhe inspektim nëse respektohen ato dispozita të ligjeve.
“Në ndryshimet që kemi kaluar tani dhe Ligjin e ri për Sigurinë Kibernetike, Ministria e Transformimit Digjital do ta kontrollojë këtë dhe do të ndëshkojë potencialisht aty ku shohim që institucionet nuk po veprojnë”, përfundoi Andonovski.
- LEXO: Vendet e Ballkanit duhet t’u përgjigjen në mënyrë proaktive kërcënimeve kibernetike në zhvillim
Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në janar të këtij viti, miratoi Strategjinë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike 2025-2028.
Kujtojmë se Maqedonia e Veriut ishte cak i kërcënimeve të rreme me bomba, por jo vetëm kaq. Nga fundi i vitit 2022 e në vazhdim, sulmet kibernetike kanë ndodhur në faqet e institucioneve shtetërore si: Qeveria e RMV-së, Agjencia për Komunikime Elektronike, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, Qeveria, Ministritë e Bujqësisë dhe Arsimit dhe Shkencës, nga ku janë vjedhur të dhënat e qytetarëve dhe në disa raste për ta sulmuesit kërkuan shpërblim në kriptovaluta.
Maqedonia e Veriut pati dhe paralajmërime për sfida, kërcënime dhe rreziqe të mëdha në sektorin e policisë në Maqedoninë e Veriut dhe atë të inteligjencës.
Nga 26 tetori i vitit 2022 në RMV disa herë është denoncuar se në email-adresat e disa shkollave në vend është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Krahas shkollave të mesme dhe fillore, ka pasur edhe raportime anonime për bomba të vendosura edhe në institucione dhe qendra tregtare. Numri më i madh i kërcënimeve të rreme ka ndodhur në shkurt – madje 439, gjegjësisht vetëm në pesë ditë të javës së punës nuk ka pasur kërcënim me bombë. Në nëntor ka pasur 30 kërcënime, në dhjetor 272, kurse më 1 mars të këtij viti është arritur rekordi – madje 120 shkolla dhe institucione të tjera kanë marrë kërcënim të rremë brenda një dite se është vendosur bombë.
Ndërkohë, sistemi i FSSh-së ishte i padisponueshëm nga 7 shkurti 2024, për dy javë të plota.
Sistemi shërbente për qytetarët që të mund të kontrollojnë sigurimin e tyre shëndetësor, zgjedhjen e mjekut amë, ndërsa vetë të punonjësit shëndetësor mund të kontrollonin informacionet për pacientët e tyre dhe shërbimet tjera.