Murtezani në Varshavë në takimin joformal të Këshillit për çështje të përgjithshme (GAK) të BE-së
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani sot mori pjesë në mbledhjen joformale të Këshillit për çështje të përgjithshme (GAK) të Bashkimit Evropian, i cili në kuadër të kryesimit polak dje dhe sot në Varshavë. Përfaqësuesit e vendeve anëtare, vendeve kandidate dhe kandidatëve potencialë për anëtarësim në Union diskutuan kërcënimet aktuale hibride me të cilat ballafaqohen […]

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani sot mori pjesë në mbledhjen joformale të Këshillit për çështje të përgjithshme (GAK) të Bashkimit Evropian, i cili në kuadër të kryesimit polak dje dhe sot në Varshavë.
Përfaqësuesit e vendeve anëtare, vendeve kandidate dhe kandidatëve potencialë për anëtarësim në Union diskutuan kërcënimet aktuale hibride me të cilat ballafaqohen si vendet anëtare të BE-së ashtu edhe vendet aspirate, kumtoi ministria e Çështjeve Evropiane.
Ministri Murtezani kishte fjalën e tij në kuadër të diskutimit, ku theksoi se Maqedonia e Veriut po përballet drejtpërdrejt me kërcënime hibride, posaçërisht pas harmonizimit të plotë me Politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së.
Ai theksoi se dezinformimi, sulmet kibernetike dhe përpjekjet për destabilizimin e demokracisë janë pjesë e strategjisë më të gjerë për ti njollosur vlerat evropiane dhe besimin në procesin e zgjerimit. Në këtë kontekst, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të përforcuar me BE-në në fushën e sigurisë kibernetike, shkëmbimit të informacioneve dhe integrimit të vendeve kandidate në mekanizmat evropiane të sigurisë. ls/