LSDM: Komisioni për falje “kurban” – faji te Siljanovska dhe porositësit!
Është e qartë se Qeveria mendon se Komisioni për Falje duhet të bëhet “kurban” që të shpëtohen Siljanovska dhe porositësit e këtyre faljeve skandaloze, reagojnë nga LSDM-ja. Sipas tyre, duhet të ketë përgjegjësi për Presidenten dhe porositësit e amnistive. “Presidentja Siljanovska vendos për faljet, e jo komisioni dhe përgjegjësia e plotë është e saj. Për […]
Është e qartë se Qeveria mendon se Komisioni për Falje duhet të bëhet “kurban” që të shpëtohen Siljanovska dhe porositësit e këtyre faljeve skandaloze, reagojnë nga LSDM-ja. Sipas tyre, duhet të ketë përgjegjësi për Presidenten dhe porositësit e amnistive.
“Presidentja Siljanovska vendos për faljet, e jo komisioni dhe përgjegjësia e plotë është e saj. Për faljet skandaloze patjetër të ketë përgjegjësi edhe për Siljanovskën edhe për porositësit.
Në Prill 2023, Presidentja hungareze, Katalin Novak, u dorëhoq për shkak të skandalit me faljen e një personi. Siljanovska amnistoi narko-bosin dhe kriminelë të dënuar të implikuar në afera spiunimi.
A janë Hungaria dhe Orbani modeli që ndiqet nga Hristijan Mickoski?
Ja, sipas shembullit të Hungarisë, Siljanovska le ta merr përgjegjësinë, le të dorëhiqet” – thonë nga LSDM. /tvklan.mk