LSDM nis procedurë për përjashtimin e Petre Shilegovit nga partia: Punon për Mickoskin

Partia Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LDSM) njoftoi se Bordi Ekzekutiv ka marrë vendim për të inicuar procedurë për përjashtimin e Petre Shilegov nga anëtarësia e partisë. Sipas deklaratës së LSDM-së, The post LSDM nis procedurë për përjashtimin e Petre Shilegovit nga partia: Punon për Mickoskin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 17, 2026 - 01:00
LSDM nis procedurë për përjashtimin e Petre Shilegovit nga partia: Punon për Mickoskin

Partia Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LDSM) njoftoi se Bordi Ekzekutiv ka marrë vendim për të inicuar procedurë për përjashtimin e Petre Shilegov nga anëtarësia e partisë.

Sipas deklaratës së LSDM-së, Shilegov dyshohet se është i shantazhuar dhe se po vepron në interes të VMRO-DPMNE. Nga kjo parti thonë se kanë zbuluar, siç pretendojnë, një skemë biznesi në sektorin e energjetikës të lidhur me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke përmendur kompani nga “Adamoviq” deri te “Rudnap”.

LSDM shton se, sipas tyre, kjo situatë tregon pse ka përpjekje të vazhdueshme për të dobësuar partinë, duke akuzuar se kundërshtarët politikë po përpiqen ta rrëzojnë LSDM-në nga brenda.

“Sot është e qartë se bëhet fjalë për një ‘platformë për rrëzimin e LSDM-së’”, thuhet në reagimin e partisë. Gazeta Flaka

The post LSDM nis procedurë për përjashtimin e Petre Shilegovit nga partia: Punon për Mickoskin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .