LSDM nuk do t’i mbështesë interpelancat e BDI-së
LSDM nuk do t’i mbështesë interpelancat e BDI-së, sepse ato nuk përfaqësojnë zgjidhje të krizës në këtë moment, ishte konstatuar në mbledhjen e parë të përbërjes së re të Këshillit Ekzekutiv e cila u mbajt sonte. Në mbledhje ishte theksuar edhe se LSDM është në mënyrë kategorike kundër rritjes së moshës për pensionim. Këshilli Ekzekutiv, […]
LSDM nuk do t’i mbështesë interpelancat e BDI-së, sepse ato nuk përfaqësojnë zgjidhje të krizës në këtë moment, ishte konstatuar në mbledhjen e parë të përbërjes së re të Këshillit Ekzekutiv e cila u mbajt sonte.
Në mbledhje ishte theksuar edhe se LSDM është në mënyrë kategorike kundër rritjes së moshës për pensionim.
Lidhur me aktivitetet brenda partisë, theksohet në kumtesë, LSDM tashmë ka bërë plan operativ dhe udhëheqësia e re e LSDM-së prej nesër fillon me aktivitete më të intensifikuara në teren, në të gjitha organizatat komunale.
Grupi parlamentar i Frontit Evropian dje parashtroi interpelanca për zëvendëskryeministrat Izet Mexhiti dhe Ivan Stoilkoviq dhe për ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe zëvendësin e tij Astrit Iseni.