LSDM: Qeveria të sigurojë pagë më të lartë minimale!

Qeveria duhet të sigurojë pagë më të lartë minimale – thonë nga LSDM-ja duke drejtuar akuza në adresë të Kryeministrit Mickoski për ikje nga përgjegjësia duke rikujtuar qëndrimin e tij se pagën minimale duhet ta dakordojë dikush tjetër. “Pikërisht LSDM-ja dorëzoi propozimligjin për ndryshimin e pagës minimale, me qëllim të përmirësimit të standardit jetësor të […]

dhjetor 7, 2024 - 17:00
 0  6
LSDM: Qeveria të sigurojë pagë më të lartë minimale!

Qeveria duhet të sigurojë pagë më të lartë minimale – thonë nga LSDM-ja duke drejtuar akuza në adresë të Kryeministrit Mickoski për ikje nga përgjegjësia duke rikujtuar qëndrimin e tij se pagën minimale duhet ta dakordojë dikush tjetër.

“Pikërisht LSDM-ja dorëzoi propozimligjin për ndryshimin e pagës minimale, me qëllim të përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve. Do të thotë, Qeveria e Mickoskit, nëse nuk dëshiron të bëjë asgjë, le të kërkojë nga deputetët e VMRO-DPMNE-së të votojnë për Ligjin. Vetëm një shtypje e butonit të deputetëve dhe ja paga më të larta për punëtorët. Por, problemi është se Mickoski nuk dëshiron dhe nuk kujdeset për punëtorët por i trajton si fuqi e lirë e punës”, deklaroi Renata Mlladenovska nga LSDM.