Luizi dhe Kiara publikojnë videon prekëse nga lindja e vajzës

Çifti i njohur Luiz Ejlli dhe Kiara Tito për ditëlindjen e vajzës kanë ndarë një moment shumë të veçantë me ndjekësit. Luna Mari sot feston ditëlindjen e parë, e për këtë çifti ka emocionuar rrjetin duke publikuar pamje intime nga çasti kur erdhi në jetë vajza e tyre. “Në këtë çast ndaloi koha…dhe nisi përjetësia […]

Prill 30, 2025 - 16:01
 0  4
Luizi dhe Kiara publikojnë videon prekëse nga lindja e vajzës

Çifti i njohur Luiz Ejlli dhe Kiara Tito për ditëlindjen e vajzës kanë ndarë një moment shumë të veçantë me ndjekësit.

Luna Mari sot feston ditëlindjen e parë, e për këtë çifti ka emocionuar rrjetin duke publikuar pamje intime nga çasti kur erdhi në jetë vajza e tyre.

“Në këtë çast ndaloi koha…dhe nisi përjetësia jone kur erdhe ti Luna Marí Ejlli. 30.04.2024”ishin fjalët e tyre. Videoja, e postuar në rrjetet sociale, ka marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive ku ndjekësit i urojnë çiftit jetë të gjatë e plot lumturi me vogëlushen e tyre.

Me këtë gjest të ndjerë, Luizi dhe Kiara kanë treguar edhe një herë lidhjen e tyre të fortë dhe dashurinë e pakushtëzuar për njëri-tjetrin dhe për vajzën e tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)