Lushaku – Sadriu: Kjo qeveri ka treguar se arsimin dhe fëmijet nuk i ka prioritet

Kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së Jehona Lushaku – Sadriu, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për sektorin e arsimit. Ajo tha se ekzekutivi aktual ka treguar se arsimin dhe fëmijët nuk i ka prioritet. “Arroganca dhe përçmimi që qeveria në tri fillim vitet shkollore ua bëri mësimdhënësve dhe sindikatës së tyre, solli greva

Nëntor 7, 2024 - 22:00
 0  7
Lushaku – Sadriu: Kjo qeveri ka treguar se arsimin dhe fëmijet nuk i ka prioritet
lushaku-–-sadriu:-kjo-qeveri-ka-treguar-se-arsimin-dhe-femijet-nuk-i-ka-prioritet

lushaku-–-sadriu:-kjo-qeveri-ka-treguar-se-arsimin-dhe-femijet-nuk-i-ka-prioritet

Kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së Jehona Lushaku – Sadriu, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për sektorin e arsimit.

Ajo tha se ekzekutivi aktual ka treguar se arsimin dhe fëmijët nuk i ka prioritet.

“Arroganca dhe përçmimi që qeveria në tri fillim vitet shkollore ua bëri mësimdhënësve dhe sindikatës së tyre, solli greva e paralizim të sistemit të arsimit. Nxënësit e Kosovës kanë humbur miliona orë që nuk u kompensuan asnjëherë. Krejt kjo në mungesë të dialogut dhe mirëkuptimit nga Qeveria”, tha ajo në fjalën e saj.

LDK sot po e mban “tubimin e ndryshimit” nën moton “Lumir 2025, bëhu ndryshimi”.

Aty, ky subjekt politik do t’i prezantojë edhe kandidatët për deputet që do të garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit.