Abdixhiku nga tubimi masiv në Prishtinë: LDK është frymë e pandalshme për ndryshim
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka nisur Turneun e Ndryshimit në Prishtinë e që do të vazhdojë edhe në 10 qytete tjera të Kosovës si dhe në diasporë. Kreu i LDK-së, Lumir Abdxhiku tha se ky turne e këto tubime, nuk janë vetëm manifestim i fuqisë elektorale të LDK-së, por edhe thirrje e afrimit e përbashkimit
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka nisur Turneun e Ndryshimit në Prishtinë e që do të vazhdojë edhe në 10 qytete tjera të Kosovës si dhe në diasporë. Kreu i LDK-së, Lumir Abdxhiku tha se ky turne e këto tubime, nuk janë vetëm manifestim i fuqisë elektorale të LDK-së, por edhe thirrje e afrimit e përbashkimit me secilin qytetarë të Republikës së Kosovës.
“Më e madhe është kjo kënaqësi, kur takohemi kështu, kaq shumë, në një vend, si vulë e momentumit tonë të mirë, si një frymë e pandalshme për ndryshim! Sepse, LDK është e popullit. Sepse LDK i takon qytetarëve të Kosovës”, tha Abdixhiku para anëtarëve të 5 degëve të Prishtinës.
Ai tha se sa herë që gjërat shkojnë keq e mbrapshtë, qytetarët kanë një adresë të vetme për të zgjidhur këto probleme.
“Kanë një shtëpi dhe një shtëpi të vetme, kanë Lidhjen Demokratike të Kosovës – shpresën e parë dhe të fundit të Republikës së Kosovës. Këtë LDK, që e kërkojnë tash e sa kohë, tashmë e kanë. Këtë LDK, që kërkon, përbashkon, që ngritet mbi çdo sfidë, tashmë e kanë”, tha Abdixhiku.
Abdixhiku tha se LDK si lëvizja më e madhe historike shqiptare, e ka për obligim të shtrijë dorën e përbashkimit me njerëzit e Kosovës.
“Kur LDK ngritët në këmbë bashkë, s’ka asgjë që e ndanë, s’ka asgjë që e ndalë! Kjo rrugë s’bëhet pa ne! Këtë rrugë na takon ta bëjmë ne”, tha Abdixhiku.