“LVV e shoh deri te 51%” – Rexhaj flet për rezultatin që mund të kenë më 9 shkurt
Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, ka folur për rezultatin që mund të ketë partia në të cilën bënë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025. Në DPT Fidani në Klan Kosova, ai ka thënë se nuk dëshiron të jetë populist në rezultatin që e sheh LVV-në. “Nuk do të flasë në deklarata të […]
Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, ka folur për rezultatin që mund të ketë partia në të cilën bënë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025.
Në DPT Fidani në Klan Kosova, ai ka thënë se nuk dëshiron të jetë populist në rezultatin që e sheh LVV-në.
“Nuk do të flasë në deklarata të mëdha, unë Vetëvendosjen e shoh plus-minus aty te 50 – 51 përqindëshi”.
“Në këtë kuptim unë shoh dallim esencial, shihni kush garon, është Albin Kurti për kryeministër, është Bedri Hamza, është Lumir Abdixhiku edhe Ramush Haradinaj”.
“Tash mendoj se kur del qytetari aty do të bëjë një krahasim të qeverisjes së Kurtit edhe qeverisjeve që kanë ndodh më parë”, ka thënë Rexha.
Më tej, ai ka shtuar se: “Kur dalin këta të tre përballë kryeministrit Albin Kurti, në kuptim të asaj se çfarë përfaqësojnë, mua më del se pra LVV-ja e tejkalon 50 përqindëshin”.