Maqedonci: Kosova ka mbështetjen e të gjithë partnerëve për anëtarësimin në NATO

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka folur rreth anëtarësimit të Kosovës në NATO. Maqedonci thotë se Kosova ka mbështetjen e plotë të partnerëve të saj në rrugën e anëtarësimit në NATO, dhe se vendi ka shënuar progres të jashtëzakonshëm në ndërtimin e kapaciteteve ushtarake. “Ne kemi shënuar progres të jashtëzakonshëm në ndërtimin e kapaciteteve ushtarake

tetor 26, 2024 - 03:01
 0  7
Maqedonci: Kosova ka mbështetjen e të gjithë partnerëve për anëtarësimin në NATO
maqedonci:-kosova-ka-mbeshtetjen-e-te-gjithe-partnereve-per-anetaresimin-ne-nato

maqedonci:-kosova-ka-mbeshtetjen-e-te-gjithe-partnereve-per-anetaresimin-ne-nato

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka folur rreth anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Maqedonci thotë se Kosova ka mbështetjen e plotë të partnerëve të saj në rrugën e anëtarësimit në NATO, dhe se vendi ka shënuar progres të jashtëzakonshëm në ndërtimin e kapaciteteve ushtarake.

“Ne kemi shënuar progres të jashtëzakonshëm në ndërtimin e kapaciteteve ushtarake të Ushtrisë së Kosovës, dhe fuqizimin e sistemit tonë mbrojtjes”, tha Maqedonci, për Klan Kosova.

“Programi i partneritetit për paqe nuk është një parakusht për pranim në NATO, nuk është i kërkuar. Vendi ynë i ka ndërtuar dhe po i ndërton të gjitha kapacitet me mbështetje të NATO-s, pra NATO është bashkëthemeluese e kapaciteteve tona”.

“Të gjitha vendet partnere kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe vullnetin për të mbështetur Republikën e Kosovës në anëtarësimin në NATO, është me të vërtetë një përkushtim i të gjithëve që të mbështesin Kosovën në anëtarësimin e saj në NATO”, tha ai.