Maqedonci – ministrit letonez: Serbia paraqet rrezik për sigurinë e Ballkanit Perëndimor
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot ka takuar homologun letonez, Andris Spruds, me të cilin kanë diskutuar zhvillimeve rajonale dhe situatës së sigurisë në vend e Evropë. Maqedonci ka thënë se Spruds e ka njoftuar edhe rreth gjendjes në veri të vendit pas sulmit terrorist në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit. “Homologun e njoftova rreth
![Maqedonci – ministrit letonez: Serbia paraqet rrezik për sigurinë e Ballkanit Perëndimor](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/12/701278-maqedonci-ministrit-letonez-serbia-paraqet-rrezik-per-sigurine-e-ballkanit-perendimor.jpg)
![maqedonci-–-ministrit-letonez:-serbia-paraqet-rrezik-per-sigurine-e-ballkanit-perendimor](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/12/701278-maqedonci-ministrit-letonez-serbia-paraqet-rrezik-per-sigurine-e-ballkanit-perendimor.jpg)
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot ka takuar homologun letonez, Andris Spruds, me të cilin kanë diskutuar zhvillimeve rajonale dhe situatës së sigurisë në vend e Evropë.
Maqedonci ka thënë se Spruds e ka njoftuar edhe rreth gjendjes në veri të vendit pas sulmit terrorist në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.
“Homologun e njoftova rreth gjendjes në veri të vendit pas sulmit terrorist në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut, si dhe rrezikun e përhershëm që Serbia paraqet për sigurinë e Ballkanit Perëndimor, si shteti i vetëm që vazhdon të ruaj lidhje të afërta me Rusinë.”
“Në këtë aspekt theksuam dhe rëndësinë e shkëmbimit të përvojave në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, mbrojtjes totale, bashkëpunimit në avancimin e interesave të përbashkëta dhe promovimin e vlerave që Kosova dhe Letonia ndajnë përballë rreziqeve nga sistemet autokratike. Mirënjohës për mbështetjen e deritanishme që Letonia i ka ofruar Republikës së Kosovës në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, ndërsa me shumë pozitivitet mirëpresim bashkëpunimet e rradhës”./Gazeta10