Besarta Jashari uron Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
E mbijetuara e sulmeve serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz, Besarta ka bërë një dedikim në nder të 27 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo thotë se, deri në formimin e Ushtrisë Çlirimtare, përkushtimi ndër breza për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës kishte filluar të zbehej, dhe përveç dëshirës, nuk kishte shpresë


E mbijetuara e sulmeve serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz, Besarta ka bërë një dedikim në nder të 27 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ajo thotë se, deri në formimin e Ushtrisë Çlirimtare, përkushtimi ndër breza për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës kishte filluar të zbehej, dhe përveç dëshirës, nuk kishte shpresë
” “Epokë e re”
Deri në themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkushtimi ndër breza për liri e pavarësi, kishte filluar të zbehet. Përpos dëshirës, nuk kishte shpresë…
Vargu i ngjarjeve të rëndësishme në tokën Dardane, po krijonin rrethana me premisa për një “Epokë të re”…
Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përbën epokën e re për mbarë kombin shqiptar.
27 vjet nga atëherë, mes emocioneve më lejoni të ju uroj përzemërsisht të gjithëve për Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ta nderojmë sakrificën e dëshmorëve, invalidëve dhe secilit ushtarë të UÇK-së – duke u bashkuar për ta bërë vendin tonë ashtu siç e ka ëndërruar Adem e Hamëz Jashari.
Zoti e bekoftë kombin shqiptar”.