Maqedonia e Veriut publikoi listën e futbollistëve për dy ndeshjet e ardhshme, Fetai u thirr për herë të parë

Federata e Maqedonisë së Veriut ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve, ndeshje që do të luhen në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, transmeton Portalb.mk. “Milevski ka ftuar dy debutues, portierin Marko Alçevskin dhe mbrojtësin Behar Feta, si dhe ka rikthyer sulmuesin Sefer Eminin. Nga cikli i tetorit […]

Nëntor 6, 2024 - 20:00
 0  5
Maqedonia e Veriut publikoi listën e futbollistëve për dy ndeshjet e ardhshme, Fetai u thirr për herë të parë
Enis Bardhi, Foto: Federata e Futbollit të RMV-së/Facebook

Federata e Maqedonisë së Veriut ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve, ndeshje që do të luhen në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Milevski ka ftuar dy debutues, portierin Marko Alçevskin dhe mbrojtësin Behar Feta, si dhe ka rikthyer sulmuesin Sefer Eminin. Nga cikli i tetorit mungojnë Iljazovski, Ilievski dhe i lënduari Kostadinov”, njoftoi Federata

Ndeshja e parë do të luhet më 14 nëntor kundër Letonisë, ndërsa tjetra më 17 nëntor kundër Ishujve Faroe.

Kjo është lista e futbollistëve të ftuar nga përzgjedhësi Bllagoja Milevski:

: Stole DIMITRIEVSKI – Valencia (Spanjë), Damjan SHISHKOVSKI – Borac Banja Luka (B&H), Igor ALEKSOVSKI – Rabotniçki, Marko ALÇEVSKI – Hapoel Jerusalem (Izrael); Visar MUSLIU – Paderborn (Gjermani), Nikola SERAFIMOV – Fehervar (Hungari), Jovan MANEV – Adana Demirspor (Turqi), Ezgjan ALIOSKI – Al Ahly (Arabia Saudite), Bojan DIMOSKI – Akron Tolyatti (Rusi), Stefan ASHKOVSKI – Sanliurfaspor (Turqi), Gjoko ZAJKOV – Craiova (Rumani), Andrej STOJÇEVSKI – Zhilina (Sllovaki), Behar FETA – Domžale (Slloveni), Darko VELKOVSKI; Enis BARDHI – Trabzonspor (Turqi), Jani ATANASOV – Krakov (Poloni), Elif ELMAS – Leipzig (Gjermani), Isnik ALIMI – Sepsi (Rumani), David BABUNSKI – Dundee United (Skoci), Sefer EMINI (Sonderjyske (Danimarkë); Bojan MIOVSKI – Girona (Spanjë), Milan RISTOVSKI – Bohemians 1905 (Republika Çeke), Darko ÇURLINOV – Jagiellonia (Poloni), Aleksandar TRAJKOVSKI – Hajduk (Kroaci), Lirim QAMILI – Sonderjyske (Danimarkë), Dimitar MITROVSKI (Varaždin, Kroaci) dhe Kristian TRAPANOVSKI (Dundee United, Skoci).

Ndryshe, Maqedonia e Veriut në grupin e tij në Ligën e Kombeve gjendet në vendin e parë me 10 pikë të fituara.